• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dashtevski: Jemi gati për zgjedhjet e ardhshme, presim që rezultatet fillestare të jenë më 8 maj para mesnate

Dashtevski: Jemi gati për zgjedhjet e ardhshme, presim që rezultatet fillestare të jenë më 8 maj para mesnate

 Shkup, 2 maj 2024 (MIA)  - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e ardhshme, nesër dhe pasnesër do të shpërndahet materiali zgjedhor konfidencial të cilin komisionet komunale zgjedhore janë të obliguara ta dorëzojnë të martën, ndërsa rezultatet fillestare pritet të shpallen më 8 maj para mesnatës, deklaroi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Në emisionin e sontëm në televizionin Sitel, Dashtevski ka sqaruar se në zgjedhjet e dyfishta të ardhshme, votuesit do të mund të paraqiten  në vendvotim vetëm një herë. 

Në pyetjen se a cenohet privatësia me atë që votuesit do të pyeten nëse kanë ardhur të votojnë për zgjedhje parlamentare apo presidenciale para vëzhguesve të pranishëm në vendvotim, Dashtevski u përgjigj se ajo nuk është në pjesën e hapësirës së fshehtësisë. 

 "Unë për këtë nuk mund të përgjigjem, sepse ne merremi për zbatimin e zgjedhjeve e jo me presion. Udhëzimi është miratuar më shumë se një muaj më parë. Ishte një debat serioz dhe kështu përfundoi. Ajo që është arritur duhet të zbatohet", tha ai.

 Shtoi se pret që  këtë herë numërimi i votave të zhvillohet më shpejt, ndërsa rezultatet fillestare do të shpallen para mesnatës.

 "Do të zhvillohet shpejt, më shpejt se raundi i parë, por do të shpallet më ngadalë sepse janë dy numërime në të cilat do të marrin pjesë të gjithë së bashku", tha ai.

 Foto: Arkivi i MIA-s
 

QËNDRONI TË LIDHUR