• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dashtevski: Gjatë heshtjes parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale do të duhet të ndërpritet fushata për ato parlamentare

Dashtevski: Gjatë heshtjes parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale do të duhet të ndërpritet fushata për ato parlamentare

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Aleksandar Dashtevski thotë se nuk do të ketë probleme në zhvillimin e fushatës parazgjedhore për shkak të procesit të dyfishtë zgjedhor, por në heshtjen parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale fushata për zgjedhjet parlamentar do të duhet të ndërpritet për 48 orë.

"Nuk do të ketë sepse si zgjedhje të dyfishta janë paraparë mjete që do të merren si për dy zgjedhje, mediat për program të paguar politik. Këtu do të ketë vetëm një punë. Gjatë heshtjes parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale fushata do të duhet të ndërpritet 48 orë. Fushata do të duhet të ndërpritet për një ose dy ditë sepse mund të keqpërdoret. Që të mos ndodhë në ato dy ditë, gjithçka tjetër do të jetë e njëjtë në mënyrë që të mund të vazhdojnë kandidatët që do të hyjnë në raundin e dytë dhe ata që do të përcaktohen si deputetë", ka thënë tha Dashtevski si ftuar në TV Sitel.

Lidhur me procedurën e paralajmëruar për harmonizimin e sistemit në mënyrë që qytetarët kur të arrijnë në vendvotim të vendosin nëse do të votojnë vetëm për president apo vetëm në zgjedhjet parlamentare, Dashtevski tha se këto janë ndryshime në softuer ku kërkohet kohë, por se do të respektohet e drejta e qytetarëve.

Ai shpreson se do të kompletohet përbërja e KSHZ-së dhe siç vlerësoi, veprimet e deritashme parazgjedhore kanë qenë të mira dhe është me rëndësi që ajo atmosferë të vazhdojë.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon më 4 prill dhe përfundon më 22 prill. Për zgjedhjet parlamentare fushata fillon më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR