• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Darkë joformale e shefave të delegacioneve në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup

Darkë joformale e shefave të delegacioneve në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Në Shkup filloi darka joformale e ministrave të Punëve të Jashtme, pjesëmarrës në Këshillin e 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, të organizuar nga shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut dhe kryesues me OSBE-në, Bujar Osmani.

Tema që do të diskutohet nga krerët e delegacioneve të vendeve anëtare të OSBE-së dhe vendeve partnere është agresioni ushtarak ndaj Ukrainës dhe nevoja për një Organizatë funksionale në kohë konfliktesh dhe tensionesh të shtuara.

Në darkë marrin pjesë ministrat e  Punëve të Jashtme të SHBA-së, BE-së, vendeve anëtare të BE-së, Britanisë së Madhe, vendeve partnere nga Mesdheu, Lindja e Mesme dhe Azia.

Pas darkës është paraparë program kulturor për të ftuarit e lartë me interpretim të Vlatko Stefanovski, Teodosij Spasov dhe Damir Imeri.

Në ngjarjen më të madhe politike-diplomatike që zhvillohet në vend që nga pavarësia, do të marrin pjesë 76 delegacione nga 57 vende anëtare dhe partnerë shtetëror të Organizatës.

Në takimin ministror priten vendimet për zgjedhjen e kryesuesit për vitin 2024, për të cilin në mbledhjen përgatitore të ambasadorëve të 57 vendeve anëtare këtë jave në Vjenë, arritën konsensus që të jetë Malta dhe të vendoset edhe për buxhetin, si dhe për emërimet për postet kyçe në institucionet e OSBE-së. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR