• e enjte, 26 dhjetor 2024

Daravelski sërish në gjykatë, Gjykata penale lejoi që procedura të përsëritet

Daravelski sërish në gjykatë, Gjykata penale lejoi që procedura të përsëritet

Shkup, 14 shkurt 2023 (MIA) - Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale Shkup, lejoi përsëritjen e procedurës penale kundër Dragan Daravelskit, i cili është dënuar me shtatë vjet burg për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar". Ai u arrestua muajin e kaluar në pikën kufitare Tabanovcë teksa po përpiqej të hynte në vend pasi kishte ikur në Serbi pas ndryshimit të qeverisë në vitin 2002.

Kundër vendimit të Këshillit ka ushtruar ankesë Prokuroria Themelore Publike, ndërsa sot është pranuar vendimi i Gjykatës së Shkallës së Dytë që konfirmon në tërësi vendimin e Këshillit Penal. Vendimi do t'u dërgohet palëve dhe INK Idrizovë sot, njoftoi sot Gjykata Themelore Penale Shkup.

Këshilli, siç theksohet, vlerësoi nenin 3 paragrafin 2 të Protokollit të dytë shtesë të Konventës Evropiane për Ekstradimin si dhe dispozitën e nenit 424 paragrafi 1 i Kodit Penal, sipas të cilit procedura penale në të cilën një person dënohet në mungesë, dhe mundësia për ta rigjykuar në praninë e tij do të përsëritet nëse i dënuari ose mbrojtësi i tij paraqet kërkesë për përsëritjen e procedurës brenda një viti nga dita kur i dënuari ka mësuar për aktgjykimin me të cilin është i dënuar në mungesë.

Gjykata sqaron se procedura penale ndaj të akuzuarit Dragan Daravelski nuk është ndërprerë, gjegjësisht me vendim konkret lejohet përsëritja e procedurës dhe do të formohet një lëndë e re e cila do të kalojë në procedurë të mëtutjeshme. 

Sipas aktgjykimit, ai e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 2.5 milionë euro në periudhën 1999-2002. Ministria e Drejtësisë kërkoi disa herë ekstradimin e tij pasi ai u arratis në Serbi. Daravelski ishte arrestuar në Beograd në vitin 2016 me urdhër të autoriteteve të Maqedonisë, por më pas autoritetet serbe nuk e kishin ekstraduar, pasi kishte nënshtetësi serbe. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR