• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Daravellski u largua nga Idrizova

Daravellski u largua nga Idrizova

Shkup, 15 shkurt 2023 (MIA) - Ish-drejtori i Doganës, Dragan Daravellski, i cili u arrestua muajin e kaluar në vendkalimin kufitar Tabanovc, teksa tentoi të hynte në vend, pasi pas ndryshimit të qeverisë në vitin 2002 ishte arratisur në Serbi, është lëshuar në liri.

Nga INK IdrizovË Daravellski është pritur me dy automjete, dhe siç raporton Telma, ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale Shkup dje njoftoi se është lejuar përsëritja e procedurës penale kundër Dragan Daravellskit, i cili është dënuar me shtatë vjet burg për veprën penale "Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar".

Sipas aktgjykimit, ai e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 2.5 milionë euro në periudhën 1999-2002. Ministria e Drejtësisë kërkoi disa herë ekstradimin e tij pasi ai u arratis në Serbi. Daravellski ishte arrestuar në Beograd në vitin 2016 me urdhër të autoriteteve nga Maqedonia, por më pas autoritetet serbe nuk e kishin ekstraduar, pasi kishte nënshtetësi serbe. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR