• e enjte, 26 dhjetor 2024

DAP-i parandaloi mashtrim të kthimit të TVSH-së prej mbi 160 milionë denarëve të kompanive të naftës (PLT)

DAP-i parandaloi mashtrim të kthimit të TVSH-së prej mbi 160 milionë denarëve të kompanive të naftës (PLT)

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Drejtoria për të ardhura publike sot publikoi hollësi për mënyrën në të cilën kompani të naftës, me fatura të rrejshme kanë dashur të marrin kthim të TVSH-së dhe pagesa në bazë të Tatimit të të ardhurave personale, në vlerë prej 160.117.130 denarë, përkatësisht 18. 969.998 denarë.

Në brifingun për media, nga DAP-i informuan për kontrolle të kryera tek tre obligues tatimorë të regjistruar për kryerje të veprimtarisë - tregti me naftë dhe derivate të naftës me shumicë dhe pakicë, të cilët patën qasje drejt mashtrimit të ligjeve përmes ndryshimit të emrit dhe selisë së personit juridik, si dhe ndryshim të strukturës pronësore dhe menaxhuese, pa pasur të paraqitur punëtorë, licenca adekuate nga Komisioni rregullator për energjetikë, pompa benzine dhe depo, duke u shërbyer me fatura fiktive për shuma milionëshe. 

"Në të gjitha rastet është konstatuar një marrëdhënie e ndërsjellë nga aspekte të ndryshme, që nxjerr në pah dyshimin se bëhet fjalë për një skemë veprimi të paramenduar dhe të zhvilluar mirë, në të cilën me lëshimin dhe marrjen e faturave fiktive tentohej të mashtrohej ligji dhe fitojnë përfitim pasuror të kundërligjshëm, tha drejtoresha e DAP-it Sanja Lukarevska.

Për këto raste DAPI-i parashtroi dëshmi me shkrim në PTHP dhe MPB më 15 nëntor 2023, ndërsa në Drejtorinë për polici financiare më 1 dhjetor 2023.

"Nuk ka dëmtime të Buxhetit sepse nëpunësit tatimorë parandaluan pagesa për kthim të TVSH-së prej 160.117.130 denarë dhe për Tatim të të ardhurave personale prej 18 969.998 denarëve". Me informimin dhe parandalimin me kohë të këtyre situatave nuk ka dëme në Buxhetin, informoi Lukarevska, duke kujtuar se DAP nuk mund t'i publikojë emrat e obliguesve tatimorë sepse ata janë të detyruar me sekret tatimor.

Lukarevska saktësoi se janë bërë tri kontrolle në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar, një kontroll në bazë të tatimit të të ardhurave personale, një kontroll i inspektimit të gjendjes së funrizimeve, përkatësisht regjistrim, si dhe pesë kontrolle të marrëdhënieve afariste, ndërsa vijon edhe kontrolli për obligacionin e përfunduar dhe pas përfundimit të kontrollit të TVSH-së është hapur urdhri për tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat personale.

Siç thekson Lukarevska, në të tri rastet, personat juridikë nuk kanë licencë për tregtimin e naftës dhe derivateve të naftës nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, nuk kanë pompa benzine, as depo ​​për të ruajtur naftën.

 

Tek rasti i parë i kontrolluar bëhet fjalë për parregullsi të konstatuara në bazë të TVSH-së prej 79.350.190 denarë, tek i dyti 26.090.205 denarë, ndërsa në rastin e tretë për 54.676 milionë denarë.

Konkretisht, te rasti i parë është kryer një kontroll i jashtëm në bazë të TVSH-së në periudhën nga 1 shtatori 2021 deri në 31 mars 2023, gjatë të cilës janë konstatuar parregullsi, përkatësisht obliguesi tatimorë ka llogaritur, ka raportuar dhe paguar më pak TVSH në vlerë prej  79.350.190 denarë. Kontrolli ka filluar më 17 mar 2023 ndërsa ka përfunduar më 15 dhjetor 2023. Është konstatuar se obliguesi tatimorë në vitin 2022 e ka ndryshuar emrin e subjektit dhe të selisë së personit juridik, ndërsa njëkohësisht edhe ndryshim të strukturës së pronësis me çka si një themelues, pronar dhe menaxher i ri shfaqet shtetasja e Republikës së Kroacisë. Kalimi i pronësisë është kryer pa kompensim me të gjitha kërkesat dhe detyrimet dhe gjendjen e furnizimeve në shumë milionëshe. Nga inspektimi i kryer në vendin e selisë së personit juriik, është konstatuar se në adresën e regjistruar më parë ndodhet një shtëpi familjare. ndërsa në adresën e re të regjistruar një qendër tregtare, gjë që tregon faktin se adresat e regjistruar për seli të subjekteve juridike janë fiktive.

Në rastin e dytë është kryer një kontroll mbi bazën e TVSH-së për periudhën nga 1 janari 2020 deri më 30 qershor 2023, gjatë të cilit janë konstatuar parregullsi, me të cilat obliguesi tatimorë ka llogaritur, raportuar dhe paguar më pak TVSH në vlerë prej 26,090,205. denarë. Gjithashtu është bërë kontroll në bazë të tatimit në të ardhura personale për periudhën nga 1 janari 2023 deri më 30 qershor 2023 me konstatim të përcaktuar prej 18.969.998 denarë. Kontrolli i TVSH-së ka filluar më 6 shtator 2023 dhe ka përfunduar më 15 shtator 2023. ndërsa në bazë të tatimit mbi të ardhurat personale ka filluar më 25 shtator dhe ka përfunduar më 26 shtator 2023. Është konstatuar se në bazë të marrëveshjes për bartjen e aksioneve është bërë ndryshim strukturës së pronësisë dhe menaxhmentit ku si themelues, pronar dhe menaxher i ri është paraqitur një shtetas i Republikës së Kosovës. Pas marrjes së pronësisë, personi juridik ka ndërprerë publikimin e veprimtarisë fillestar për të cilin ishte regjistruar dhe vazhdoi tregtimin e naftës dhe derivateve të naftës. Në periudhën e kontrolluar, obliguesi tatimorë nuk ka asnjë punëtor të regjistruar, pagë të llogaritur dhe të paguar. Gjithashtu, nuk posedon licencë përkatëse, nuk ka kapacitet ruajtjeje dhe as nuk i plotëson kushtet tjera për kryerjen e asaj veprimtarie. Është konstatuar se gjatë periudhës së kontrolluar ka deklaruar blerjen e naftës dhe derivateve të naftës në më shumë se 80 fatura në shumë milionëshe. Faturat nuk janë të regjistruara në librat e subjekteve juridike furnizuese dhe as nuk është shënuar shuma e TVSH-së si detyrim, gjë që krijon dyshime për besueshmërinë.

Kontrolli në bazë të TVSH-së për rastin e tretë është kryer për periudhën prej 1 janar 2023 deri më 30 qershor 2023 dhe është konstatuar se obliguesi tatimorë ka llogaritur, ka raportuar dhe paguar më pak TVSH në vlerë prej 54.676.727 denarë. Kontrolli ka përfunduar më 6 dhjetor 2023. Subjekti juridik është themeluar në fund të vitit 2022, ndërsa në vitin 2023 është ndryshuar selia dhe struktura pronësore, ndërsa themeluesi, pronari dhe menaxheri i ri është shtetas i Kosovës. Gjithashtu, nuk ka licenca të përshtatshme, pompa benzine dhe depo. Në vitin 2023 është kryer blerje e naftës dhe derivateve të naftës me më shumë se 60 faturave hyrëse në shuma milionështë nga një furnizues, ndërsa vetëm një faturë dalëse është futur në evidencë. Edhe pse kishin evidenca kontabël për furnizimet, në vend nu kishte pompë benzine, depo, as shitje të naftës dhe derivateve të naftës. ls/

Foto: DAP. Printskrin.

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR