DAP-i fillon transformimin digjital të sistemit tatimor me E-Faturë
- Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) paraqiti platformën kombëtare për faturimin elektronik – E-Fatura, e cila njofton transformim thelbësor të sistemit tatimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përmes këtij sistemi, çdo transaksion pa para të gatshme do të regjistrohet dhe kontrollohet në kohë reale, me qëllim rritjen e transparencës, disiplinës dhe besimit në sistemin fiskal.
Shkup, 27 korrik 2025 (MIA) - Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) paraqiti platformën kombëtare për faturimin elektronik – E-Fatura, e cila njofton transformim thelbësor të sistemit tatimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përmes këtij sistemi, çdo transaksion pa para të gatshme do të regjistrohet dhe kontrollohet në kohë reale, me qëllim rritjen e transparencës, disiplinës dhe besimit në sistemin fiskal.
Siç u njoftua gjatë promovimit të sotëm, E-Fatura është një dokument i dyfishtë, një regjistër tatimor komercial dhe i automatizuar, me të cilin zëvendësohet modeli ekzistues i raportimit të të dhënave mujore ose tremujore te DAP-it. Sistemi i ri mundëson që informacionet nga çdo faturë të mbërrijnë menjëherë pas lëshimit të saj.
Drejtoresha e DAP-it, Elena Petrova, theksoi se ky projekt është më shumë se një risi teknike.

"Implementimi i këtij projekti do të thotë gjithashtu krijimi i një rregulloreje të plotë nënligjore dhe ligjore. Unë besojë se kompanitë janë të interesuara fuqishëm sepse pikërisht ata do të jenë drejtëpërdrejtë të përfshira në proces. Në një afat shumë të arsyeshëm, do të publikojmë standardin dhe specifikimin e elementeve të detyrueshme të E-Faturës, që sektori i biznesit të mund të përgatitet në kohë", tha ajo.
Poashtu ajo shtoi se ky sistem do të sjellë lehtësim administrativ dhe financiar për kompanitë që nuk do të kenë më nevojë për printim, dërgim ose ruajtje të faturave në letër. Për më tepër, veçanërisht për pronarët e bizneseve, kjo do të mundësojë kontroll më të madh, siguri dhe përgjegjësi, pasi çdo faturë do të jetë e nënshkruar në mënyrë digjitale dhe do të ketë një gjurmë elektronike.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska, theksoi se ky sistem ka një rëndësi të madhe në luftën kundër ekonomisë gri.

Kryeministri Hristijan Mickoski, gjithashtu, theksoi rëndësinë e sistemit në luftën kundër krimit financiar.
"Me implementimin e e-Faturës, në mënyrë dramatike ulet rreziku nga shfaqja e firmave fantom të cilat shfrytëzojnë qindra milionë euro nga Buxheti përmes rimbursimit të rremë të TVSH-së. Nëse zbatohet siç duhet – dhe besoj se do të ndodhë – keqpërdorime të tilla do të bëhen praktikisht të pamundura", theksoi Mickoski.
Procesi i implementimit është organizuar në faza dhe nga 1 janari i vitit 2026 fillon faza pilot me përfaqësues nga sektori i biznesit. Përdorimi i detyrueshëm pritet të nisë në tremujorin e tretë të vitit 2026. Kompanitë që përdorin mjetet ekzistuese të DAP-it nuk do të kenë nevojë për adaptime, ndërsa për të tjerat do të ofrohet ndihmë teknike dhe integrim të shpejtë API.
DAP-i njofton fushata publike intenzive, trajnime dhe publikim të të gjithë dokumenteve të rëndësishme, me qëllim përgatitjen e plotë të komunitetit të biznesit. Reforma është pozicionuar si një hap drejt modernizimit të qëndrueshëm, konkurrencës së drejtë të tregut dhe forcimit të disiplinës fiskale. qa/sa/
Foto: MIA