• e martë, 14 janar 2025

DAP-i e publikoi listën e borxhlinjve, është ulur numri i kompanive që kanë borxh, është rritur numri tek personat fizik

DAP-i e publikoi listën e borxhlinjve, është ulur numri i kompanive që kanë borxh, është rritur numri tek personat fizik

Shkup, 14 janar 2025 (MIA) - Drejtoria për të ardhura publike e publikoi listën e debitorëve për borxhe të arrira deri më 30 shtator 2024, ndërsa të papaguara deri më 31 dhjetor 2024 në bazë të TVSH-së, tatimit të fitimit, tatimit personal të të ardhurave, kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social, akcizave dhe doganave.

Në listën e debitërëve, e cila është e kapshme në ueb-faqen e DAP-it, ka 1962 persona juridik që është më pak për shtatë debitorë nga lista e kalaur dhe 3915 persona fizik përkatësisht për 69 më shumë nga lista e kaluar.

Gjithsej neto borxhi i publikuar është 11.509.677.366 denarë, përkatësisht për 309.353.404 denarë më shumë se lista e kaluar. Neto-borxhi për tatime dhe kontribute është 11.332.488.139 denarë, më saktë për 268.957.462 më shumë nga lista e kaluar, përderisa borxhi për tatime doganore është 177.189.227 denarë apo për 40,395,942 më shumë nga lista e kaluar. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR