DAP: Edhe dy ditë për të dorëzuar raportet e TVSH-04
- Drejtoria e të Ardhurave Publike rikujton tatimpaguesit që kanë detyrim të dorëzojnë raportet e TVSH - 04, se afati përfundon të mërkurën, më 25 dhjetor 2024. Deri sot, sipas DAP-it, prej gjithsej 7,397 raporte të pritura të TVSH- 04 janë dorëzuar vetëm 1,831, që është vetëm 24.75 për qind e numrit të përgjithshëm.
Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Drejtoria e të Ardhurave Publike rikujton tatimpaguesit që kanë detyrim të dorëzojnë raportet e TVSH - 04, se afati përfundon të mërkurën, më 25 dhjetor 2024. Deri sot, sipas DAP-it, prej gjithsej 7,397 raporte të pritura të TVSH- 04 janë dorëzuar vetëm 1,831, që është vetëm 24.75 për qind e numrit të përgjithshëm.
Mbeten edhe 5,566 TVSH - 04 deklarata të cilat duhet të dorëzohen në dy ditët e mbetura. Sipas të dhënave, përqindje më e madhe e raporteve të dorëzuara të TVSH - 04 është evidentuar në Drejtorinë Rajonale Tetovë (DR), ndërsa përqindja më e vogël vërehet në DR Manastir.
"Mos e vononi procesin. Paraqisni raportet tuaja të TVSH - 04 në kohë dhe shmangni stresin ose sanksionet e panevojshme. Tregoni përgjegjësi dhe pajtueshmëri në operacionet e biznesit tuaj dhe jini shembull i tatimpaguesve përgjegjës. Që sot paraqisni të gjitha dokumentet e nevojshme deri te kontabilistët tuaj me qëllim të përgatitjes në kohë të deklaratave të TVSH 04 dhe dorëzimit brenda afatit", apelojnë nga DAP-i. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s