• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

DAP: Dita e fundit për dorëzimin e fletëparaqitjes 04 të TVSH-së - dinamika është ngadalësuar

DAP: Dita e fundit për dorëzimin e fletëparaqitjes 04 të TVSH-së - dinamika është ngadalësuar

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) – Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njofton se sot është dita e fundit për dorëzimin e fletëparqitjes 04 të TVSH-së mujore dhe tremujore. Duke e ndjekur procesin e dorëzimit, është konfirmuar dinamikë e ngadalësuar në dorëzimin e fletëparaqitjeve mujore dhe tremujore të TVSH-së në nivelin tremujor. 

Sipas të dhënave deri më 15.07.2024, ishin dorëzuar 13 për qind nga fletëparaqitjet 04 të pritura të TVSH-së, përderisa deri më 15.10.2024, kjo përqindje ka rënë në më pak se nëntë për qind. 

Analizat tregojnë se nga data 16 deri më 24 korrik të këtij viti, janë dorëzuar 72 për qind të fletëparqitjeve të pritura, ndërsa nga periudha prej 16 deri më 24 tetor, dorëzimi është 67 për qind nga TVSH fletëparaqitjet e pritura 04, që tregon tempo të ngadalësuar në parashtrimin e fletëparaqitjeve gjatë tetorit në krahasim me korrikun. 

Drejtoria e të Ardhurave Publike përkujton në rëndësinë e përmbushjes me kohë të detyrimeve tatimore dhe thekson se e kupton shqetësimin e kontabilistëve nga njëra anë, ndërsa e inkurajon bashkësinë afariste që t’i dorëzojë dokumentet te kontabilistët pa shtyrje dhe me qëllim të dorëzimit me kohë të TVSH-së- fletëparaqitjeve 04. Përkujton se vijojnë afatet ligjore, ndërsa sistemet e DAP-it punojnë 24/7, madje edhe gjatë kohës së festave i mbështesin tatimpaguesit në këtë proces. 

"Dje kanë dorëzuar fletëparaqitje gjithsej 6.873 tatimpagues, ndërsa sot deri në mesditë janë dorëzuar fletëparaqitje të TVSH-04 nga 3.234 tatimpagues, çka tregon dinamikën e zakonshme ditore të dorëzimeve. Në vazhdimësi ju kujtojmë rëndësinë e respektimit të afateve dhe detyrimin e tatimpaguesve për të qenë të përgjegjshëm në përmbushjen e detyrimeve të tyre tatimore", bëjnë të ditur DAP. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR