• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dameva: Përgjegjësi për veprim dhe vendim-marrje të paligjshme duhet të ketë, për gjykatësit e korruptuar kompromis nuk ka

Dameva: Përgjegjësi për veprim dhe vendim-marrje  të paligjshme duhet të ketë, për gjykatësit e korruptuar kompromis nuk ka

Shkup, 5 maj 2023 (MIA) - Përgjegjësi për veprim dhe vendim-marrje të paligjshme duhet të ketë, thotë Vesna Dameva pas mbledhjes së djeshme të Këshillit gjyqësor, për të cilën tha se është akt i cili për disa me siguri është përfundim i veprimeve të kaluara dhe dhe nuk ka as bazë juridike e as ligjore.

"Këshilli gjyqësor ishte i bllokuar gjatë ditëve të kaluara, mendimi im është se i njejti është me qëllim që të sigurohet shumica e nevojshme për shkarkimin tim dhe për zgjehdje të kryetarit të ri. E tërë kjo situatë u bë lëndë e interesit publik. Por, edhe përkundër kësaj, Këshilli gjyqësor vendosi ta përjashtojë opinionin, me çka e privoi nga e drejta për të ditur se çka po ndodhë prapa dyerve të mbyllura të këtij institucioni të rëndësishëm i cili duhet të kujdeset për pavarësinë e gjyqësisë. Para se të largohem nga salla, në mënyrë që të mos jem bashkëpjesëmarrëse në veprimet e mëtutjeshme, në mënyrë të qartë thashë se opinioni nuk guxon të përjashtohet dhe ashpër e kundërshtova atë", thekson Dameva në deklaratë për Dojçe Vele.

Ajo pyet se integriteti i kujt mbrohej prapa dyerve të mbyllura dhe çka fshihet prapa shkaqeve "të vërteta" për shkarkimin e saj të sërishëm pa praninë e opinionit, me, siç thekson, shkelje të ashpër të të gjitha rregullave dhe procedurave.

Dameva thekson se mbetet konsekuente në deklaratën e saj në ditën e zgjehdjes së saj për kryetare të Këshillit gjyqësor se pë gjykatësit e korruptuar nuk ka vend në gjykata.

Më 26 prill zëvendëskryetari i Këshillit gjyqësor Ademi, në prani të Damevës, pas disa orë tensione dhe zënka në mbledhje të Këshillit, e mori kryesimin me mbledhjen dhe propozoi të votohet për shkarkimin e saj me ngritje të dorës. Për shkarkimin e Damevës votuan shtatë anëtarë - Selim Ademi, Milazim Mustafa, Hanif Zendeli, Mirsad Surroi, Sashko Georgievski,l Loreta Georgieva dhe Pavlina Cërvenkovska, pas çka zëvendëskryetari konstatoi se kryetarja aktuale është shkarkuar dhe tashmë nuk mund ta udhëheqë mbledhjen.

Për procedurën e shkarkimit të Damevës Koalicioni "Të gjithë prë gjykim të drejtë" përgatiti rpaort në të cilin mes tjerash ceket se ndërprerja e mandatit, në kuptim të shkarkimit, mund të ekzistojë vetëm si rezultat i shkeljes së kryer disiplinore në pajtim me nenin 34 të Ligjit për Këshillin gjyqësor për të cilën duhet të zbatohet procedurë disiplinore, ndërsa pas tërë kësaj, në mënyrë që të sillet vendim për shkarkim të një anëtari të Këshillit, për të njejtin duhe të kishin votuar së paku 8 anëtarë me të drejtë vote, me ç'rast duhej të kishin votuar për shkarkimin edhe së paku dy anëtrë të zgjehdur nga Kuvendi, e me atë rast anëtari për përgjegjësinë e të cilit vendoset dhe anëtari i cili është bartës i kërkesës, nuk marrin pjesë në votim.

Këshilli gjyqësor dje pasdite në Mbledhjen të cilën e paralajmëroi 15 minuta para fillimit të saj me tetë vota "për" dhe katër "kundër" e gjodhi gjykatësin Sashko Georgiev për kryetar të ri, pasi që paraprakisht në dy mbledhje të paralajmëruara e "pastroi" rrugën për dalje nga gjendja në të cilën u gjend me vendimin e 26 prillit të këtij viti për shkarkimin nga funksioni të kryetares paraprake Vesna Dameva.

Shkarkimi i Damevës shkaktoi reagime në opinion dhe tek ekspertët në jurisprudencë se në të vërtetë bëhet fjalë për mosrespektim të procedurës dhe Rregullores, ndërkaq me qëndrim dolën presidenti i shtetit, deputetët në Kuvend, KSHPK, Ministria e Drejtësisë... ab/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR