• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dameva në Kuvend: Meqë e kam filluar këtë punë, di të përballem me ofendimet, me kërcënimet dhe me gjithçka tjetër

Dameva në Kuvend: Meqë e kam filluar këtë punë, di të përballem me ofendimet, me kërcënimet dhe me gjithçka tjetër

Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Kuvendi sot e vazhdoi mbledhjen e 71-të me debat për Raportin për punën në Këshillin Gjyqësor për vitin 2021, në të cilën mori pjesë edhe kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.

Ajo nuk u përgjigj në pyetjen e deputetëve të opozitës se a do të japë dorëheqje për shkaqe morale, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe lidhjeve të saj me pushtetin, e as nëse janë hetuar akuzat e kryetarit paraprak të Këshillit, Pavlina Cërvenkovska, e cila atëherë deklaroi se "kryetari i ardhshëm do të jetë i përshtatshëm për këtë elitë të biznesit në gjyqësor". 

"Ishin thënë akuza serioze për personalitetin dhe integritetit tim. Vlerësoj se sot në shqyrtim është Raporti vjetor, por sido që të jetë unë meqë e kam marrë këtë funskion para së gjithash dhe mbi të gjitha di të përballem edhe me kërcënimet dhe me ofendimet dhe me gjithçka tjetër", tha Dameva.

Në lidhje me deklaratën e paraardhëses së saj, të theksuara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, ajo tha se akuzat janë "paushalle dhe të pabazuara me dëshmi dhe nuk mundet në këtë moment të verifikohet baza dhe e vërteta e tyre". 

Për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Dameva tha se është e befasuar pse asaj i parashtrohet ajo pyetje, sepse duhet të parashtrohet këtu në Parlament si shtëpi ligjvënëse.

Ajo shtoi se kjo është në raport me barazinë, e jo me mënyrën e zgjedhjes "siç dikush preferon të thotë nga radhët e politikës". "Me këtë nuk pajtohem. Mënyra e zgjedhjes është një, sjellja dhe veprimi i secilit prej neve është diçka tjetër", tha Dameva.

Për reagimin e Këshillit Gjyqësor, tha se ai nuk ka reaguar menjëherë dhe se ajo nismë është parashtruar para gati një ose dy viteve.

Dameva theksoi se në lidhje me joproporcionalitetin e shpërndarjes së lëndëve, thashmë është miratuar Metodologjia për kompleksitet të lëndëve e cila do të zbatohet dhe në bazë të asaj do të jetë reale edhe norma dhe shpërndarja dhe konstatimi. Për azhurnimin tha se fajtorë janë të gjithë - edhe Këshili Gjyqësor, edhe prokuroria edhe ekspertët, edhe palët dhe avokatët dhe opinioni në përgjithësi.

Договорено е работните групи на власта и на опозицијата за законот за јавно обвинителство да имаат средба до крајот на неделава, изјави денеска на прес-конференција во Собранието пратеникот о

Deputeti Antonio Milloshovski e pyeti Damevën se a do të japë dorëheqje që tu mundësojë kandidatëve të tjerë të zgjidhen në mënyrë korekte, duke theksuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe nëse janë hetuar akuzat e kryetares së mëparshme të Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska.

Dragan Kovaçki, gjithashtu nga VMRO-DPMNE, theksoi se në gjyqësor, i cili është joefikas, veprohet në mënyrë përzgjedhëse dhe diskriminuese dhe në të janë ndërthurur interesat biznesore - kriminale dhe partiake. 

Deputetët e VMRO-DPMNE-së debatuan për situatën në gjyqësor dhe për pjesë të Raportit, dhe siç theksuan, krahas asaj që bëhet fjalë për dokument nga viti 2021, ndërsa sot jemi data 15 mars 2023.  

Vazhdimi i kësaj mbledhjeje të 71-të do të caktohet për tjetër ditë, ndërsa pasdite Kuvendi do të vazhdojë me punën pas vazhdimeve të pikave nga rendi i ditës së mbledhjes 100 dhe 103. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR