• e diel, 24 nëntor 2024

Dalmacia goditet nga stuhia e fuqishme

Dalmacia goditet nga stuhia e fuqishme
Split, 13 gusht 2022 (MIA) - Stuhi e fuqishme e shoqëruar me bubullima sot e goditi Dalmacinë qendrore, ndërsa lokalisht kanë rënë mbi 30 litra shi në metër katror. Siç kumtoi portali "Dalmacija danas", për një orë ka pasur reshje të shiut më shumë se mesatarja mujore. Moti i lig e kaploi edhe qytetin kroat të Splitit, ndërsa sasitë e mëdha të shiut për kohë të shkurtë shkaktuan vërshime të rrëmbyeshme në shumë pjesë të qytetit. lartësia e ujit në disa vende është edhe mbi 30 centimetra. Sipas të dhënave të shërbimeve meteorologjike, deri në orën 14:00 kanë rënë 40 litra shi në një metër katror. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR