• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 në Dibër 22, në Qendër Zhupë 13,11 për qind

Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 në Dibër 22, në Qendër Zhupë 13,11 për qind

Dibër, 24 prill 2024 (MIA) - Dita e zgjedhjeve e rrethit të parë, në zgjedhjet e shtata radhazi presidenciale, në komunën Dibër dhe Qendër Zhupë, kalon në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, me pjesëmarrje të shtuar, konfirmohet nga komisionet komunale të zgjedhjeve.

Sipas KKZ-së, në komunën e Dibrës deri në orën 15.00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 4328 qytetarë ose 22 për qind nga gjithsej 19.334 të regjistruar në listën e vetme zgjedhore.

Në zgjedhjet e kaluara presidenciale, deri në orën 15 në rrethin e parë kanë votuar 30 për qind, ndërsa në rrethin e dytë 17 për qind nga gjithsej 18.574 votues.

Në komunën Qendër Zhupë, sipas kryetarit të KKZ-së, Nexhip Iljaz, nga numri i përgjithshëm 7.383  deri në orën 15:00 kanë votuar 966 ose 13,11 për qind.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve të kaluara presidenciale, më 21 prill 2019, deri në orën 15.00 drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 679 ose 10 për qind e gjithsej 6.953 zgjedhësve të regjistruar, ndërsa në rethin e dytë kanë votuar 831 ose rreth 12 për qind.

Qytetarët që takuam në vendvotimet janë të kënaqur me procesin e votimit, thonë se gjithçka është e organizuar mirë dhe se votimi është një e drejtë demokratike dhe të gjithë duhet ta realizojnë. ls/ 

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR