• e premte, 27 dhjetor 2024

Dalja në Ohër dhe Debërc deri në orën 11 është 14 për qind, procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndërprerje

Dalja në Ohër dhe Debërc deri në orën 11 është 14 për qind, procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndërprerje

Ohër, 8 maj 2024 (MIA) - Dalja në zgjedhjet presidenciale në Ohër deri në orën 11 është 14,59 për qind, ndërsa për zgjedhjet parlamentare deri tani kanë votuar 14,62 për qind e votuesve. 

Sipas KKZ-së, votimi po zhvillohet pa ndërprerje dhe pa asnjë problem.

 Në vendvotimin e territorit të Komunës Debërc deri në orën 11 kanë dalur 14 për qind e personave me të drejtë vote. 

 Edhe në Debërc nuk ka asnjë problem dhe procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndërprerje. 

 Në listën kryesore të votuesve për zgjedhjet e sotme parlamentare në Ohër janë regjistruar 51.865 ndërsa për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale 51.717 votues.  

 Sipas listës kryesore të votuesve, për zgjedhjet parlamentare në Debërc janë regjistruar 4.001 votues, ndërsa për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale 4.009. qa

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR