• e premte, 27 dhjetor 2024

Dakordohet një koordinim më i ngushtë i aktiviteteve ndërmjet prokurorive publike dhe policisë financiare

Dakordohet një koordinim më i ngushtë i aktiviteteve ndërmjet prokurorive publike dhe policisë financiare

Shkup, 21 korrik 2023 (MIA) - Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Lubomir Joveski sot ka takuar drejtorin e Drejtorisë së Policisë Financiare, Goran Ivanov, me të cilin ka biseduar për bashkëpunim më të ngushtë dhe koordinim të veprimeve ndërmjet prokurorisë dhe policisë financiare me qëllim të sigurimit të ndjekjes penale efikase.

Në takim, kumtuan nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku morën pjesë edhe prokurori themelor publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup Gavril Bubevski dhe zëvendësi i prokurorit publik themelor të Prokurorisë publike themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Trajçe Pelivanov.

"Njëkohësisht, u theksua rëndësia e përpjekjeve edhe më të mëdha në periudhën e ardhshme dhe tregimi i efektivitetit më të madh në zbulimin e pasurisë dhe përfitimeve pasurore të fituara në mënyrë të kundërligjshme nga veprat penale, të cilat do të kryhen me sekuestrim dhe konfiskim në procedurë gjyqësore", shpjegohet në kumtesë.

Ivanov potencoi sfidat me të cilat po ballafaqohet institucioni, para së gjithash për sa i përket kapaciteteve të pamjaftueshme të personelit, por edhe nevojën e miratimit të propozimit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për policinë financiare, i cili është në procedurë parlamentare. ls/

Foto; Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR