• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dajbll: USAID-i është i përkushtuar në gjithëpërfshirje që forcon demokracinë, të drejtat e njeriut dhe rritjen ekonomike

Dajbll: USAID-i është i përkushtuar në gjithëpërfshirje që forcon demokracinë, të drejtat e njeriut dhe rritjen ekonomike

Shkup, 4 dhjetor 2024 (MIA) - USAID-i është i përkushtuar për gjithëpërfshirje që forcon demokracinë, të drejtat e njeriut dhe rritjen ekonomike. Nëpërmjet programeve tona, 420 romë janë punësuar në kompani private ose me grante për vetëpunësim. Këto programe shkojnë përtej vendeve të punës - ata ndërtojnë dinjitet, siguri dhe rrugë për një të ardhme më të mirë, deklaroi sot përfaqësuesja e Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Xheri Dajbll në hapjen e Panairit për punësim në Shkup, organizuar nga Oda ekonomike dhe "Romalitiko".

"Bashkëpunimi është çelësi i përparimit. Sot përshëndes 'Romalitikon' dhe Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut për lidhjen e romëve të cilët kërkojnë punë me punëdhënës gjithëpërfshirës si që është korporata 'Laer' e cila ka punësuar mbi 200 romë, përfshirë edhe në role udhëheqëse", ka thënë Dajbll.

Ajo rikujtoi se falë partneritetit ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe organizatave ndërkombëtare, shumica e romëve pa shtetësi tani kanë certifikata lindje - duke zhbllokuar qasjen në arsim, shëndetësi dhe punë.

Drejtori ekzekutiv i "Romalitiko", Elvis Shakiri tha se është krenar për rolin që ata luajtën në fuqizimin e komunitetit rom.

"Romalitiko për herë të parë organizon një panair të tillë si një mundësi unike për të ndihmuar punësimin e komunitetit rom. Qëllimi i manifestimit është që komuniteti rom sot të ketë intervista të drejtpërdrejta me kompani private me qëllim për t'u punësuar më shpejtë", deklaroi drejtori ekzekutiv i "Romalitikos", Elvis Shakiri, para fillimit të Panairit të punësimit që po mbahet sot në Shkup.

Ai theksoi se "Romalitiko" në periudhën e kaluar ka arritur të lidhë rreth 420 romë të papunë me kompani nga sektori privat.

Kryetarja e Këshillit për përmirësimin e cilësisë dhe trajnimeve pranë Odës ekonomike, Natasha Janevska, tha se importi i fuqisë punëtore në vend nuk është zgjidhja më e mirë dhe shtoi se pikërisht mungesa e fuqisë punëtore është një nga problemet kryesore me të cilat përballen kompanitë nga e cila vuan dhe e gjithë ekonomia e Maqedonisë.

"Oda Ekonomike e cila dëshiron të tërheqë popullatën e aftë për punë në vendin tonë, pikërisht për këtë organizon panaire të tilla që kompanitë të plotësojnë vendet e punës me staf profesional. Panairi duhet të jetë një mundësi për kompanitë e tjera për të ardhur në punësimin sa më shpejtë për njerëzit që janë në dispozicion në vendin tonë, duke kontribuar në produktivitet më të madh të kompanive dhe ekonomisë së Maqedonisë", tha Janevska. 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR