• e premte, 27 dhjetor 2024

Dëshirojmë të kontribuojmë për mënjanimin e të gjitha pengesave në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, porositi Katalin Nova

Dëshirojmë të kontribuojmë për mënjanimin e të gjitha pengesave në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, porositi Katalin Nova

Shkup, 6 shkurt 2023 (MIA) - Dëshirojmë të kontribuojmë për mënjanimin e të gjitha pengesave në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, deklaroi sot në Shkup presidentja hungareze, Katalin Novak në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e saj, presidentin Stevo Pendarovski.

Ajo konfirmoi se gjatë vizitës së kohëmëparshme në Bullgari në takimin me kolegun Rumen Radev biseduan edhe për kontestin në relacionin Sofje - Shkup, me qëllim që, siç thotë, të njihet me qëndrimet e të dyja palëve.

"Gjithashtu, lidhur me vizitën në Bullgari, me atë vizitë kisha, mes tjerash, edhe qëllimin të njihem me të dyja palët dhe mendimet dhe interesat e tyre dhe dëshirojmë të kontribuojmë në afat të gjatë drejt asaj që t'i mënjanojmë të gjitha pengesat në procesin e mëtutjeshëm të integrimit në BE. Siç ishim një nga mbështetësit më të mëdhenj të Maqedonisë në rrugën për anëtarësim në NATO dhe tani tashmë Maqedonia është anëtare e NATO-s. shpresojmë se së shpejti mund ta përshëndesim Maqedoninë e Veriut edhe në BE. Ne do të përpiqemi nëse kemi çfarëdo lloj mundësie, të kontribuojmë drejt asaj, këto mospajtime të ndërsjellta sa më parë të spastrohen", tha Novak në pyetjen e gazetarëve nëse me Radevin kanë biseduar për marrëdhëniet e Sofjes dhe Shkupit. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR