• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dëshirat e politikanëve në vitin e zgjedhjeve të dyfishta

Dëshirat e politikanëve në vitin e zgjedhjeve të dyfishta

Shkup, 3 janar 2024 (MIA) - Ardhja e vitit të ri ngjall tek secili prej nesh shpresën për një të ardhme më të mirë, veçmas viteve të fundit të mbushura me aktivitete politike, ekonomike, shëndetësore, ndërsa në disa pjesë të botës edhe ushtarake. Për ne mbetet dilema se çfarë më tej në vitin kur duhet të mbahen zgjedhjet e dyfishta (presidenciale dhe ato parlamentare). Pasiguria po rritet edhe nga fakti se jemi në prag të zgjedhjeve edhe për Parlamentin Evropian, sepse shumica dërrmuese e qytetarëve e konsiderojnë Bashkimin Evropian si shtëpinë e tyre të ardhshme.

Dominojnë urimet për shëndet, dashuri dhe mbarësi, por çfarë dëshirojnë politikanët për vitin kur qytetarët duhet përsëri të vendosin se cilin numër duhet ta rrethojnë në fletëvotimin e tyre.

Njëra nga deputetet më të reja, kryetarja e Partisë Liberaldemokrate dhe me gjasë kandidate edhe për një mandat tjetër, Monika Zajkova për MIA-n thotë:

"Do të doja që më në fund te të gjithë të mbizotërojë vetëdija mbi peshën e shtetit, sepse disi në atë ‘gjueti’ të pikëve politike harruan se cilat janë prioritetet e vendit dhe qytetarëve. Le të jetë një urim për shëndet të mirë, sukses dhe zgjim të ndërgjegjes dhe arsyes”.

Zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq ka uruar festat e fundvitit me dëshirën për festa të hareshme dhe momente të gëzueshme në vitin 2024.

Државата презема сè што е во нејзина моќ да добие екстрадиција на Никола Груевски назад во земјата. Од екстрадицијата не се откажуваме и ќе продолжиме активно да работиме со цел враќање на Гр

“Yjet e Vitit të Ri fuqishëm të na e ndriçojnë rrugën drejt suksesit të përbashkët, rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Mariçiqi në Fejsbuk.

Deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, ka uruar që Viti i Ri 2024 për të gjithë ne të jetë vit i progresit, sfidave të reja dhe sukseseve të reja.

"Le të jetë vit i mundësive të reja dhe fitoreve të reja, fitores së popullit dhe fitores së Maqedonisë! Ju uroj shëndet, lumturi dhe gëzim me të afërmit e juaj! Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar ai.

Gara për zgjedhjet në pranverë

Përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe ato parlamentare më 8 maj kanë nisur prej kohësh, si në terren ashtu edhe në rrjetet sociale. Garohet në maratonë fshat më fshat, qytet në qytet, promovohen “sukseset”, konfrontohen “dështimet”... Për programet thuajse ende nuk flitet, ndërsa kandidatët janë promovuar pjesërisht.

 

Активна блокада во Собранието од дел од пратениците од опозицијата ја одбележа изминатата 2022 година година. ВМРО-ДПМНЕ почна со блокадата во мај, која, како што тогаш најавија од партијата,

Për zgjedhjet presidenciale partitë janë ende duke matur muskujt përmes “anketave” para se të marrim ndonjë vendim. Për qeverinë teknike koalicioni qeveritar tashmë ka bërë të ditur atutë e saj përfshirë edhe kryeministrin teknik, ndërsa opozita është ende në pritje. Për zgjedhjet parlamentare matje ende po "sheshohen" koalicionet dhe listat, por është e qartë se duel të liderëve do të ketë në njësinë zgjedhore një, ku sipas paralajmërimeve, bartës do të jenë kryeministri aktual dhe lider i LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe lideri i opozitës Hristijan Mickoski.

Pas datës 9 janar pritet që në opinion të publikohen ofertat zyrtare për qeverinë kalimtare edhe nga opozita. Partitë në pushtet tashmë kanë bërë zgjedhjen e tyre. Kryeministër teknik do të jetë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa në vend të tij deri në fund të mandatit do të ulet koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.

Пратеничката група на СДСМ ќе го поддржи Предлог-законот за управување со отпад, со кој се предлага забрана на увоз на отпад кој се користи како извор на енергија, а  кое е влезено во собрани

LSDM-ja solli vendim që kandidatë për qeverinë teknike të jenë zëvendëskryeministrat dhe ministrat aktual - zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska, për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, për Çështje evropiane Bojan Mariçiq, për ministre të Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, për Mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor Kaja Shukova, për Bujqësi, pylltari dhe Ekonomi të ujërave Lupço Nikollovski, për Transport dhe lidhje Bllagoj Boçvarski, për Mbrojtje Sllavjanka Petrovska. Për kandidatë për zëvendësministra plotësues për Punë të brendshme, Këshilli qendror i LSDM-së caktoi Mitko Bojmacalievin shef aktual i kabinetit të ministrit Spasovski dhe për Punë dhe politikë sociale ministren aktuale Jovanka Trençevska.

BDI ka bërë të ditur propozimin e saj për kryeministër teknik, ndërkohë që në dikasteret që ata drejtojnë nuk priten ndryshime.

VMRO-DPMNE në Qeverinë teknike e cila zgjidhet 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve deri në zgjedhjen e qeverisë së re duhet të propozojë ministrat për Punë të brendshme dhe Punë dhe politikë sociale dhe ministrat plotësues për Financa, Bujqësi dhe Shoqëri informatike dhe administratë.

Тврдам дека нема да има предвремени парламентарни избори, изјави денеска премиерот и лидер на СДСМ Зоран Заев. 

Zgjedhjet, siç ka paralajmëruar kryetari i Kuvendit Xhaferi do të shpallen në mesin e muajit shkurt, ndërsa seanca për zgjedhjen e qeverisë teknike duhet të mbahet më 28 shkurt. Kësaj duhet t'i paraprijnë seancat për konstatimin e dorëheqjes së kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit dhe dorëzimin e mandatit kryeministrit teknik nga ana e presidentit të shtetit.

Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në afatin e rregullt 2024, zgjedhje lokale në 2025

Ajo që do t'i bëjë më ndryshe këto zgjedhje nga ato të mëparshmet është se do të mbahen të mërkurën dhe jo të dielën siç ndodh zakonisht. Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4-5 prill dhe do të përputhen për disa ditë me atë për zgjedhjet parlamentare. Në zgjedhje voton edhe diaspora, ndërsa do të përdoren edhe aparate me gjurmë të gishtërinjve për identifikimin e votuesve. Nëse ka raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare do të duhet edhe përpunim i një softueri të veçantë për identifikimin biometrik, sepse bëhet fjalë për dy procese të veçanta ku do të duhet matje e veçantë e pjesëmarrjes në votime dhe të tjera.

.   

СДСМ и БЕСА вчера формираа предизборна коалиција, и заеднички ќе настапат на превдремените парламентарни избори на 12 април, со што за првпат се формираше предизборна коалиција на македонска

Zgjedhjet e shtata presidenciale në të cilat do të zgjedhim presidentin e gjashtë pas pavarësisë do të mbahen më 24 prill (e mërkurë), ndërsa raundi i dytë, nëse nevojitet, është dy javë më vonë pra më 8 maj kur do të mbahen edhe zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare, këtë herë në afatin e rregullt.

The constitutional revision is not the last big and difficult decision on our EU path. Once the screening report on the rule of law chapter arrives, we will again face with laws related to th

Nga perspektiva e sotme, fitues të zgjedhjeve janë dy blloqet, edhe pushteti dhe opozita, ndonëse anketat tregojnë se mund të vjen deri te ndryshimi në krye të Qeverisë dhe në Kuvend. Megjithatë, liderët e dy blloqeve edhe tek ata maqedonase dhe shqiptare dhe parti të tjera thonë se deri në prill apo maj ka mjaft kohë.

ВМРО-ДПМНЕ и коалицијата официјално листите со кандидати  на пратениците за изборите на 12 април ќе ги презентира на јавен настан што ќе се одржи во среда на 11 март. Претходно кандидатите и

Mes elitave politike ekziston mendimi se megjithatë, zgjedhjet presidenciale më 24 prill janë vendimtare për atë se kush do të fitojë më 8 maj sepse "njerëzit shkojnë me fituesit".

Државна изборна комисија соопшти дека заклучно  30 август 2021 до 21:00 часот вкупно 9890 лица се провериле во Избирачкиот список.

Për momentin mbetet i paqartë fati i përbërjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), pas vendit vakant që u krijua me emërimin e Krenar Llogës nga ASH si ministër i Drejtësisë. Partitë shqiptare po përplasen për këtë pozitë. U propozuan Abdush Demiri nga Lidhja Evropiane për Ndryshim dhe Zulfi Adili nga Partia Demokratike Evropiane. Lidhja Evropiane për Ndryshim ka paralajmëruar se do të bojkotojë Kuvendin nëse nuk pranohet kandidati i tyre.

Përveç anëtarit të ri të KSHZ-së, jemi në pritje edhe të ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor që pritet të iniciohen nga grupe parlamentare. Këto ndryshime duhet të jenë konform me vërejtjet e OSBE/ODIHR.

Zyrtarisht, punën pas zgjedhjeve KSHZ-ja do të fillojë nga shpallja e tyre me miratimin e afateve për aktivitetet zgjedhore. Jozyrtarisht ata tashmë po përgatiten për zgjedhje.

Јавниот увид на Избирачкиот список за локалните изборите ќе започне утре и ќе трае до 9 септември. Тогаш ДИК на увид ќе ја стави новата состојба на податоци на Избирачкиот список, што ќе се к

Ndërkohë, të gjithë ata që duan të kontrollojnë nëse do të mund të votojnë, këtë mund ta bëjnë përmes ueb faqes së KSHZ-së në Listën zgjedhore.

Inaugurimi i presidentit të ri duhet të jetë më 12 maj, konstituimi i Kuvendit të ri deri në fund të majit, ndërsa Qeveria e re të zgjidhet në fund të qershorit.

Por gara nuk do të ndalet, sepse në vitin 2025 duhet të mbahen zgjedhjet lokale.

Elizabeta Veljanovska Najdeska

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR