• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dëshira dhe vizioni ynë si dy qeveri është ta largojmë mjegullën nga e kaluara dhe të shohim qartë në të ardhmen, porositi Mickoski nga Prishtina

Dëshira dhe vizioni ynë si dy qeveri është ta largojmë mjegullën nga e kaluara dhe të shohim qartë në të ardhmen, porositi Mickoski nga Prishtina

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Të gjithë politikanët e së kaluarës, që janë hije të errëta, sepse nuk mund t’i dëgjoni të flasin për propozime dhe reforma, e vetmja kartë mbi të cilën ata bazuan karrierën e tyre politike me dekada ishte krimi dhe korrupsioni dhe konfliktet etnike. Ne themi se tani do ta largojmë atë mjegull dhe do të shohim qartë të ardhmen. Ne do të shohim qartë në procesin e reformave, ristrukturimit të shteteve tona, luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe kjo është dëshira jonë dhe ky është vizioni ynë si dy qeveri dhe kështu do të vazhdojmë të funksionojmë edhe në të ardhmen, porositi kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

I pyetur për vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe pse pikërisht kur VMRO – DPMNE erdhi në pushtet po aktualizohen, Mickoski tha se nga gjykatësi i parë e deri te gjykatësi i fundit në Gjykatën Kushtetuese janë zgjedhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kur shumicë ishte koalicioni qeveritar LSDM dhe BDI. 

“Gjykatësit të cilët për momentin janë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, janë gjykatës të cilët pa përjashtim janë zgjedhur nga shumica e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe LSDM-ja. Me të vërtetë nuk e di prej ku vjen përshtypja se ne kemi ndikim, ose se jemi ndoshta të gjithëfuqishëm dhe i kontrollojmë  të gjitha partitë politike, që nuk është ashtu”, deklaroi Mickoski.

I pyetur pse zëvendëskryeministri dhe ministër i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoillkoviq nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme ndërqeveritare, Mickoski tha se “nuk është i pranishëm për shkak të detyrimeve të arsyeshme”.

“Dëshiroj të them se anëtari i Qeverisë, Stoillkoviq, digjej nga dëshira për të qenë sot këtu në Prishtinë, por, meqë e kemi zhvendosur seancën e qeverisë, është dashur të jetë të premten, e sot është e hënë, dhe për shkak të detyrimeve të arsyeshme sot nuk është këtu. Por për këtë arsye sot është këtu zëvendësministri Nezhdet Mustafa dhe ka me të vërtetë ka pasur një bisedë të saktë dhe të qartë me homologun e tij nga Qeveria e Kosovës”, deklaroi Mickoski. 

North Macedonia and Kosovo have committed themselves to developing projects on sustainable energy and energy efficiency, and enhancing cooperation between experts of countries' energy compani

I pyetur nëse në takim me Mickoskin e ka hapur çështjen e procedurës së  Gjykatës Kushtetuese, Kurti tha se, aq sa e di ai tri dispozita të Ligjit për përdorimin e gjuhëve janë dorëzuar në Komisionin e Venecias dhe këto tri dispozita në mënyra paradoksale asnjëherë nuk janë zbatuar në të kaluarën dhe tani Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut duhet ta vlerësojë këtë. 

“Por duhet të shpjegojmë një gjë. Nuk ka ligj për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe nuk ka pasur në të kaluarën. Ekziston një ligj për përdorimin e gjuhëve që nxjerr në pah shifrën prej 20 për qind. Ai nuk është ligj për gjuhën shqipe. Ai është ligj për përdorimin e gjuhëve. Kjo është gjëja e parë. Nga ana tjetër, mendoj se të gjithë duhet të presim një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni, i cili nuk do të përjashtojë apo diskriminojë dhe që respekton karakterin shumëgjuhësor që ekziston në Maqedoni, sepse popullata nuk flet të njëjtën gjuhë”, deklaroi Kurti.

Në Kosovë, theksoi Kurti, edhe pse 93 për qind janë shqiptarë, ndërsa 4 për qind serb, gjuha serbe është gjuhë zyrtare. 

“Por, në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thuhet se gjuha shqipe ka qenë zyrtare dhe tani ajo është në rrezik. Kjo nuk është e vërtetë. Ne duam marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Maqedoninë e Veriut dhe për këtë do të bashkëpunojmë, por ka edhe organe të tjera të pushtetit në Maqedoninë e Veriut, njëjtë edhe në Republikën e Kosovës të cilat i sjellin vendimet e tyre”, tha Kurti. fc/

Fotografia: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR