• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dërgimi i Sinanit për konsull në Nju-Jork është në përputhje me ligjin, reagimi i Sindikatës ka elemente të diskriminimit etnik, thotë Osmani

Dërgimi i Sinanit për konsull në Nju-Jork është në përputhje me ligjin, reagimi i Sindikatës ka elemente të diskriminimit etnik, thotë Osmani

Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani beson se nuk ka asgjë të diskutueshme dhe se është në përputhje me ligjin dërgimi i Muhabi Sinanit për konsull të përgjithshëm në Nju-Jork. Ai e përsëriti vlerësimin se në reagimin e Sindikatës diplomatike të Maqedonisë në lidhje me këtë rast sheh elemente të diskriminimit etnik.

"Zakonisht nuk i komentoj sindikatat sepse i inkurajoj që të jenë sa më aktivë, sa më me zë të lartë në mbrojtje të të drejtave të punonëtorëve. Por jam shumë i ndjeshëm kur shoh në të elemente të diskriminimit etnik, të cilat me afrimin e zgjedhjeve marrin përmasa shqetësuese dhe për këtë reagimi im ishte i ashpër dhe do të jetë i ashpër, tha Osmani në pyetjen e një gazetari pas konferencës së përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani.

Në dy javët e kalura, tha, propozoi dhe Qeveria miratoi katër konsuj, nga të cilët dy nuk ishin shqiptarë dhe dy nuk ishin fara nga MPJ-ja dhe ata, thotë, nuk u përmendën, por vetëm ata ku u lexua emri i shqiptarëve. Njëkohësisht theksoi se pjesa që parashikon titull të lartë diplomatik për konsujt, është ndryshuar në vitin 2015 me propozim të ministrit të atëhershëm dhe se ai paragraf në ligj është fshirë, kështu që nuk është obligim në kritret për konsujt të kenë titull të lartë diplomatik.

"Në bazë të atij vendimi, atëherë sipas ligjit, janë dërguar edhe konsuj të mëparshëm. Edhe konsulli aktual i cili sapo u kthye nga Selaniku është dërguar gjithashtu në të njëjtën mënyrë në bazë të atij vendimi ligjor. Megjithastë, në atë kohë nuk kishte reagime. Nuk kishte reagime as për ata që nuk janë fare pjesë e MPJ-së. Ka pasur reagim për Ilmi Selamin nga Budapesti dhe për Muhabi Sinanin. Askush nuk i përmendi zgjidhjet e tjera politike sepse ligji parashikon që një e treta të jetë nga MPJ-ja. Do të thotë, këtu jam shum i ndjeshëm dhe nuk do të lejoj në asnjë institucion ku unë menaxhoj të ketë diskriminim etnik, përkatësisht përkatësia etnike e të punësuarve të jetë bazë për organizim sindikal", thotë Osmani.

Apeloi, siç thotë, që të mos demonizohet integrimi i shqiptarëve sepse është gjëja më e mirë që i ka ndodhur këtij vendi.

Sindikata diplomatike e Maqedonisë së fundi ka akuzuar se ministri Osmani për konsull në Nju-Jork po dërgon një të sapopunësuar në MPJ i cili nuk ka titull diplomatik, me të cilën gjë e shkel Ligjin për Punë të Jashtme. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR