• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dënime me burg për 13 të akuzuarit nga “grupi i Velesit” për abuzim seksual ndaj të miturës

Dënime me burg për 13 të akuzuarit nga “grupi i Velesit” për abuzim seksual ndaj të miturës

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Gjykata Themelore Penale Shkup sot pasdite e shpalli aktvendimin për rastin ndaj 13 personave të akuzuar për veprat penale Trafikim me të mitur, përdhunim dhe shfaqje të materialeve pornografike ndaj të miturës. Bëhet fjalë për rastin e grupit të Velesit për abuzim seksual dhe përgatitje të materialit pornografik me një fëmijë- viktimë.

Gjykata kumtoi se të 13 të dyshuarit janë fajtorë për krime për të cilat ngarkohen dhe për të gjithë është shqiptuar dënim me burg “duke pasur parasysh gjitha rrethanat lehtësuese dhe për ato që ngarkohen”.

"S.D. me 5 vjet e 6 muaj burg, D.S., dhe D.N. me 4 vjet e 6 muaj burg, T.I., S.N. me burgim prej 4 vitesh, A.F., B.F., A.Z., T.L., R.V., me burgim prej 1 vjet e 6 muaj, K.T., me burgim 1 vit e 3 muaj dhe i akuzuari B.K. i dënuar me dy vjet burg me kusht i cili nuk do të zbatohet nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re si masë e mbikëqyrjes mbrojtëse”, kumtoi Gjykata Themelore Penale Shkup.

Pesë të dënuarve të parë Gjykata u caktoi arrest shtëpiak deri në përfundimin e procedurës. Personat e dënuar obligohen t'i kompensojnë shpenzimet gjyqësore për procedurën si dhe shpenzimet për përfaqësimin e të akuzuarit.

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka njoftuar rastin në janar të këtij viti ku i dyshuari i parë, 25-vjeçari nga Velesi nga fundi i dhjetorit të vitit 2021 dhe gjatë vitit 2022 nën kërcënimin ndaj fëmijës- viktimë u ka mundësuar të dyshuarve të tjerë dhe personave të tjerë të panjohur që të kryejnë akte seksuale me viktimën. Këto akte përfshinin aktivitete seksuale, shfrytëzim seksual dhe pornografi.

Sipas prokurorisë i akuzuari i parë përmes aplikacionit Instagram atëherë ka komunikuar me vajzën katërmbëdhjetëvjeçare dhe e ka mashtruar se do të fillonin lidhje dashurie. Në takimin e parë është bërë material pornografik i cili më pas e ka përdorur si kërcënim për ta detyruar viktimën të vijë në takime të tjera.

Argëtimet janë zhvilluar në banesa në disa lokacione në Veles, ku kanë marrë pjesë më shumë persona të cilët fillimisht kanë konsumuar drogë dhe alkool dhe më pas kanë kryer akte seksuale ndaj fëmijës.

Aktakuzë është ngritur kundër 15 personave, ku dy prej tyre janë dakorduar me Prokurorinë dhe kanë marrë dënime me kusht. Nga 13 të pandehurit, 12 janë në paraburgim dhe një në arrest shtëpiak.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR