• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dënim me burg për qytetarin e Kavadarit i cili e rrezikoi sigurinë e kryetarit të Komunës, Jançev

Dënim me burg për qytetarin e Kavadarit i cili e rrezikoi sigurinë e kryetarit të Komunës, Jançev
Kavadar, 22 shtator 2022 (MIA) - Dënim me burg mori qytetari i Kavadarit Z.B., i cili e rrezikoi sigurinë e kryetarit të Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, konfirmuan për MIA-n nga Gjykata themelore në Kavadar. "Gjykata themelore Kavadar njofton se sot, 22.09.2022, pas seancës së mbajtur publike rreth Lëndës penale K.nr.191/22 ndaj të akuzuarit Z.B. nga Kavadari për vepër penale Rrezikim të sigurisë nga neni 144 paragrafi 4 nga KP, gjykata solli aktvendim me të cilin të akuzuarin e shpall fajtor dhe i shqipton dënim me burg në kohëzgjatje prej 8 muajve", thuhet në kumtesë. Prokuroria themelore publike Kavadar paraprakisht formoi lëndë dhe inicoi procedurë kundër një personi për vepër penale - Rrezikim i sigurisë sipas nenin 144 paragrafi 4 nga Kodi penal. Personi, përmes komentit në rrjetin social Fejsbuk, e kërcënoi kryetarin aktual të Komunës së Kavadarit se "nuk do të vdesë nga sëmundja apo plakja". Sipas prokurorisë, personi i dyshuar paraprakisht ka qenë i dënuar për disa vepra penale për kërcënime ndaj kryetarit të komunës dhe familjes së tij. Prokuroria më 22 gusht kumtoi se me propozim të prokurorit kompetent publik, gjykatësi i procedurës paraprake i caktoi të dyshuarit masë të arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej tetë ditëve. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR