• e premte, 27 dhjetor 2024

Cvijanoviq dhe Dodik hodhën poshtë paralajmërimet e Blinkenit

Cvijanoviq dhe Dodik hodhën poshtë paralajmërimet e Blinkenit

Banja Llukë, 30 mars 2023 (MIA) - Dy funksionarët më të lartë të serbëve të Bosnjës sot ashpër u përgjigjën në akuzat e sekretarit shtetëror amerikan Antoni Blinken, i cili dje tha se presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik sillet si Vladimir Putin dhe vendos pushtet autokratik në entitetin që ai drejton.

Dodik, i cili nga viti 2017 është nën sanksione të SHBA-së, sepse është emëruar si kërcënim për stabilitetin e Bosnja e Hercegovinës dhe person i përzier në korrupsion, me muaj përpara udhëheq luftë verbale me ambasadorin amerikan në Bosnja e Hercegovinë, Majkëll Marfi.

Javën e kaluar Qeveria e Republikës Sërpska, me urdhër të Dodik, solli vendim që të gjithë funksionarët e këtij entiteti ta ndërpresin  komunikimin me Marfin, si dhe me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Xhulijan Rajli. Kjo ishte bërë për shkak ë akuzave se të dy përzihen në punët e brendshme të Bosnja e Hercegovinës, por ishte thënë se, megjithatë do të vazhdojnë të mbajnë marrëdhëniet me Uashingtonin dhe Londrën.

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken i shkroi dje Dodikut në Tuiter se ambasadori Marfi zbaton politikën amerikane, jo të tijën, duke paralajmëruar indirekt se ndërprerja e komunikimit me të do të thotë fyerje për Uashingtonin. Ai shkroi gjithashtu se si Dodik sillet si presidenti rus Putin, sepse duke vendosur ligje kufizuese, të drejtuara kundër lirisë së mediave, organizatave joqeveritare dhe anëtarëve të popullatës LGBTIQ, ai mbyt të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Cvijanoviç ishte e para që mbrojti liderin partiak në tuitin e Blinkenit, duke pretenduar se Sekretari i Shtetit i SHBA-së nuk e di në fakt se çfarë po ndodh në BeH dhe paraqet informacione dhe kualifikime të pasakta për Dodikun, dhe e përshkroi politikën amerikane ndaj BeH-së si sipërfaqësore.

Edhe vetë Dodik në mënyrë indirekte debatoi me administratën amerikane. Pasi Qeveria e Republikës Sërpska mori vendim për ndërprerjen e komunikimit me ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, mediat vendase kujtojnë se vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani kanë vendosur ndihma mbi 600 milionë dollarë në territorin e këtij entiteti. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR