• e martë, 01 tetor 2024

Cukerberg: Masku është joserioz rreth "duelit" tonë

Cukerberg: Masku është joserioz rreth

Los Angjelos, 14 gusht 2023 (MIA) - Pronari i kompanisë "Meta", Mark Cukerberg vlerësoi se pronari i kompanisë rivale "X" - Ilon Mask, "nuk është serioz lidhur me duelin e tyre në kafaz" dhe tha se është koha të vazhdohet më tutje me jetën.

"Mund të dakordohemi se Ilon është joserioz dhe se është koha të largohemi nga ky rrëfim. Ofrova takim konkret. Shefi i Kampionatit luftues "Ultimejt fajt" (UFC), Den Vajt ofroi edhe mënyrë juridike për ta bërë duelin për qëllime humanitare. Ilon nuk ka ndër mend të prnaojë takim... Tha se i nevojitet operacion, ndërsa tani kërkon trajnojë në oborrin tim në vend se 'të rrihemi"", tha Cukerberg.

Mask në qershor kumtoi se është "i gatshëm të luftojë në kafaz" me Cukerbergun, ndërsa ky i dyti u prëgjigj me porosinë "thuaje vendin".

"Nëse Ilon seriozisht dhe zyrtarisht kapet për datën e 'rrahjes', e din se ku mund të më gjejë", shtoi drejtuesi i "Meta"-s.

Në të kundërtën, Cukerberg do të koncentrohet në luftën me njerëzit të cilët atë e kuptojnë seriozisht. ab/

Foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR