• e enjte, 18 korrik 2024

CNN: Arabët dhe myslimanët në SHBA nuk do ta mbështesin Bajdenin në zgjedhjet presidenciale

CNN: Arabët dhe myslimanët në SHBA nuk do ta mbështesin Bajdenin në zgjedhjet presidenciale

Uashington, 28 janar 2024 (MIA) - Numër i madh i arabëve dhe myslimanëve me të drejtë vote në SHBA kanë konfirmuar se nuk do të votojnë për rizgjedhjen e presidentit amerikan Xho Bajden për shkak të mbështetjes së tij të palëkundur ndaj Izraelit dhe mossuksesin për të arritur armëpushim në Gaza, njofton CNN.

Ky TV rrjet thekson se në zgjedhjet paraprake presidenciale Bajden ka marrë mbështetje nga disa myslimanë eminentë amerikanë, funksionarë dhe liderë të zgjedhur të komunitetit mysliman, por se në vigjilje të ciklit të rizgjedhor, shumë prej tyre janë skepktikë dhe të zemëruar me të.

"Besoj se se ai nuk mund të pendohet. Nuk do të votoj për Xho Bajden. Bashkëfajësia e tij dhe pjesëmarrja aktive në gjenocidin e popullit palestinez në Gaza e skualifikon atë si kandidatin tim”, tha Kalid Turani, konsulent në Miçigan dhe bashkëkryetar i degës së Miçiganit në fushatën "Ta braktisim Bajdenin". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR