• e enjte, 26 dhjetor 2024

Cipras: Marrëveshja e Prespës - shembull për Bullgarinë dhe Serbinë

Cipras: Marrëveshja e Prespës - shembull për Bullgarinë dhe Serbinë

Shkup, 24 prill 2023 (MIA) - Ish-kryeministri grek dhe lideri i partisë SYRIZA, Aleksis Cipras thotë se pa Marrëveshjen e Prespës, Ballkani Perëndimor do të ishte në një gjendje shumë më të keqe, ndërsa siç thotë "fqinji verior me siguri do të ishte vend, ku do të dominonin fuqi të treta".

Cipras, i cili paradokohe ishte në Berlin, në një intervistë për redaksinë greke Dojçe vele, në pyetjen çka do t'i këshillonte kolegët nga vendet si Serbia dhe Bullgaria për tejkalimin e vështirësive dhe konfliktet, të cilat vazhdojnë të mbijetojnë në ajon, nga aspekti i Marrëveshjes së Prespës, i nënshkruar me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërsa i cili në Gjermani konsiderohet si rrëfim i suksesshëm në rajonin e ashpër ballkanik, Cipras thotë se Marrëveshja e Prespës ka dhënë kontribut të madh për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Ai i këshillon edhe liderët tjerë ballkanikë që ta ndjekin këtë rrufë, duke theksuar se  vazhdimi i diferencave dhe konflikteve nuk mund të sjellë deri në të ardhme stabile në rajon dhe në asnjë rast nuk mund të jetë pjesë e perspektivës evropiane, e cila është perspektiva e vetme që siguron stabilitet për vendet ballkanike.

"Domethënë, këshilla ime do të ishte të ndiqni këtë shembull, të ulemi dhe të negociojmë, si dhe të gjejmë një rrugë për lëshime reciproke, por edhe për hapa të përbashkët përpara”, thotë Cipras.

Në një intervistë për Dojçe velen, i pyetur nëse ndoshta do ta njihte Kosovën nëse do të bëhej kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Greqi, Cipras theksoi se Greqia duhet të luajë një rol konstruktiv në përpjekjet për të gjetur zgjidhje të pranueshme reciprokisht.

“I mbështesim bisedimet Kosovë-Serbi apo Beograd-Prishtinë dhe mbështesim të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë”, thotë Cipras. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR