• e premte, 27 dhjetor 2024

Ceremoni solmne në kazermën e Kumanovës me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës së SEDM-së, SEERBRIG dje përvjetorit të formimit të Brigadës

Ceremoni solmne në kazermën e Kumanovës me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës së SEDM-së, SEERBRIG dje përvjetorit të formimit të Brigadës

Kuamnovë, 31 gusht 2023 (MIA) - Ceremoni solemne me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës kryesues i komitetit drejtues politiko-ushtaral dhe koordinues të SEDM-së, pranim-dorëzimit të detyrës komandant i Brigadës së Evropës Juglindore SEEBRIG dhe shënimin e 24-vjetorit të formimit të brigadës, sot u mbajt në kazermën e Kumanovës "Boro Menkov" në prani të mysafirëve të shumtë nga shteti dhe nga vendet e rajonit.

Në solemnitet morën pjesë shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, ambasadorë, zëvendës të ministrave të mbrojtjes, zëvendës të shtatmadhorive dhe atashe ushtarakë të vendeve pjesëmarrëse në brigadë.

Kryesimin me komitetin drejtues politiko-ushtarak dhe koordinues të SEDM-së sot e mori sekretari shtetëror je shef i sektorit për politikë mbrojtëse, planifikim dhe bashkëpunim ndërkombëtar në Ministrinë rumune të Mbrojtjes, Simona Kojaçaru, ndërsa komandanti i ri i Brigadës së EJL-së gjenerali bigadier Bilbil Bitri nga forcat e armatosura shqiptare e mori nga gjenerali i deritanishëm brigadier Evangelos Mitriucikos.

Në ceremoninë në Kumanovë, e cila u përputh me 24-vjetorin e formimit të SEEBRIG, foli edhe zëvendësminsitri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga. Ai u dëshiroi sukses përfaqësuesve rumunë në marrjen e nismës së SEDM-së në dy vitet e ardhshme, i falëdneroi përfaqësuesit e Bullgarisë për kontributin e deritnaishëm, si dhe komandantit të deritanishëm, ndërkaq të riut i dëshiroi sukses.

Kojaparui theksoi se bashkarisht, me përgjegjësi mund t'u përgjigjen të gjitha sfidave. Paraardhësi i saj, zëvendësministri bullgar i Mbrojtjes, Atanas Zaprijanov  i dëshiroi sukses trashëgueses së tij dhe shfaqi bindje se procesi do të menaxhihet me sukses.

Brigada e Evropës Juglindore është formuar në vitin 1999, në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim rajonal në fushën e mbrojtjes e njohur si marrëveshja për forcat multinacionale paqësore të Evropës Juglindore (FMPEJL), që në vitin 1998 në Shkup e nënshkruan ministriat e mbrojtjes të: Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Italisë, Maqedonisë së Veriut, Rumanisë dhe Turqisë. Sipas Marrëvehsjes për formim të brigadës, lokacioni i Komandës së SEEBRIG është në bazë rotacioni, ndërsa nikoqirë të saj ishin edhe Plovdivi, Konstanca, Stambolli dhe Larisa. Republika e Maqedonisë së Veriut është nikoqire e komandës së brigadës e cila është locuar në Kumanovë, deri në vitin 2026. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR