• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ceremoni shtetërore në nder të presidentit të vdekur Boris Trajkovski

Ceremoni shtetërore në nder të presidentit të vdekur Boris Trajkovski

Shkup, 26 shkurt 2023 (MIA) - Delegacione qeveritare-shtetërore, përfaqësues nga institucionet dhe organizatat shtetërore, përfaqësues nga bashkësia ndërkombëtare në vend, sot nderojnë presidentin e ndjerë të vendit, Boris Trajkovski, në kuadër të ceremonive shtetërore për shënimin e 19 vjetorit të aksidentit të aeroplanit, në të cilin humbën jetën ish-presidenti Boris Trajkovski, anëtarët e kabinetit të tij dhe ekuipazhi i aeroplanit.

Me nderime të larta shtetërore, 19 vjetori i vdekjes së presidentit Boris Trajkovski u shënua në Shkup, në Alenë e të mëdhenjve në Varrezat e qytetit në Butel.

Lule vendosën dhe homazhe fillimisht nga bashkëshortja e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, Vilma Trajkovska, e më pas nga një delegacion nga Kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga presidenti Stevo Pendarovski, delegacion i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski dhe i përbërë nga deputetë të shumicës qeveritare dhe opozitës në Kuvend.
 
 
Në prehjen e përjetshme të presidentit të ndjerë Trajkovski, delegacion qeveritar në përbërje të të cilit ishin Slavica Gërkovska, zëvendëskryeministre për Politika të Qeverisjes së Mirë, Risto Penov, ministër i Vetëqeverisjes Lokale dhe Bekim Rexhepi, zëvendësministër për Transport dhe Lidhje.
 
Po ashtu në vendprehjen e përjetshme të presidentit Trajkovski në Butel, u vendosën lule dhe u bënë homazhe nga një delegacion i Armatës së Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga gjeneralmajori Azim Nuredin, zëvendës shef i Shtatmadhorisë; një delegacion nga Lidhja e Luftëtarëve të LAÇKM-së, i udhëhequr nga nënkryetari i Lidhjes, Naum Burevski; përfaqësues nga fondacioni "Boris Trajkovski"; shumë përfaqësues nga trupi diplomatik në vend, si dhe përfaqësues të partive politike parlamentare në vend.
 
Një Delegacion qeveritar i bëri homazhe presidentit të vdekur Boris Trajkovski edhe në Strumicë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska dhe Borçe Haxhiev, drejtor i Byrosë për furnizime publike, vendosën lule te monumenti i ish-presidentit Trajkovski në vendlindjen e tij.
 
Në Rotimle do të ketë edhe një ceremoni shtetërore, në organizim të institucioneve nga  Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, ku do të vendosin lule dhe do të nderojnë: delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, si dhe Ekrem Ebibi, ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bosnja e Hercegovinë dhe përfaqësues nga Ambasada dhe përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
 
Si çdo vit, gjatë shënimit të përvjetorit të ngjarjes tragjike në Rotimle, e cila ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004, një delegacion i Bosnja e Hercegovinës, këtë vit, i kryesuar nga Nenad Neshiq, Ministër i Sigurisë së Bosnja e Hercegovinës, do të bëjë homazhe dhe do të  vendosë lule, si dhe një delegacion nga qyteti i Mostarit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR