• e premte, 27 dhjetor 2024

CEFTA: Në vendin tonë 51 kompani kanë shenjën ndërkombëtare "OAE" - për operator të autorizuar ekonomik

CEFTA: Në vendin tonë 51 kompani kanë shenjën ndërkombëtare

Shkup, 10 gusht 2023 (MIA) - Në Maqedoninë e Veriut gjithsej 51 kompani kanë shenjë ndërkombëtare "OAE" (operator i autorizuar ekonomik) për besim dhe harmonizim me legjislacionin. Shenjën e ndajnë organet doganore për subjekte biznesi të cilat përmbushin një numër të madh të kritereve të shënuara dhe të cilat, pastaj, duke e pasur shenjën"OAE" në tregun ndërkombëtar janë të njohura si të besueshme. 

Sipas Sekretariatit të CEFTA-s, në Serbi shenjën "OAE" e kanë marrë 27 kompani, në Kosovë dhe Serbi nga 10, ndërsa në Mal të Zi katër. 

Numri i ulur i kontrolleve, vonesat më të shkurta të kamionëve, transporti më i shpejtë dhe shpenzimet e ulura afariste, janë vetëm disa nga përfitimet e kompanive "OAE". 

"Përfitimet nga ky program janë të mëdha: përshpejtimi i procedurave doganore, ulja e shpenzimeve, kursimi i kohës, dhe një përfitim i rëndësishëm është njohja në terren, sepse do të thotë se është një partner tregu i besueshëm për shërbimin doganor. Në këtë drejtim, pjesëmarrja në zinxhirët e tregtisë ndërkombëtare shpesh kushtëzohet me marrjen e statusit të OAE. Ajo që është e rëndësishme është që kur të plotësohen kushtet që programi të njihet në nivel të rajonit të CEFTA-s, kompanitë mund të përdorin përfitimet që u sjell statusi në të gjitha palët e CEFTA-s. Duke thjeshtuar procedurat dhe duke respektuar rregullat, ne synojmë të lidhim sa më shumë tregun e CEFTA-s. Aplikimi i programit të operatorëve ekonomikë të autorizuar, si dhe njohja e tyre reciproke, është shumë domethënëse në procesin e përmbushjes së prioriteteve tona, që janë rajonale si dhe integrimi i ekonomive të CEFTA-s në tregun e përbashkët evropian. Për këtë arsye respektimi i standardeve të BE-së është kushti kryesor për njohjen e këtij programi në nivel CEFTA", theksojnë nga Sekretariati.

Sekretariati shton edhe se zbatimi i kritereve për marrjen e statusit të operatorit të autorizuar ekonomik e bën tregtinë më të sigurt, më të shpejtë dhe më efikase, ndërsa rezultati përfundimitar është që produktet dhe shërbimet më shpejtë të mbërrijnë te konsumatorët. 

"Ekzistojnë dy lloje të lejeve, 'operator i autorizuar ekonomik' me leje për thjeshtësime doganore e cila i mundëson shfrytëzusit të lejes që të përdorë thjeshtësime të caktuara në përputhje me rregullat doganore dhe 'operator i autorizuar ekonomik' me leje për mbrojtje dhe siguri e cila i mundëson shfrytëzuesit të lejes të përdorë thjeshtësime të caktuara në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë. Dy llojet e lejeve mund të përdoren njëkohësisht si leje e kombinuar, sqarojnë nga Oda Ekonomike e Malit të Zi. 

Sipas Odës, që programet OAE të palëve të CEFTA-s të njihen, duhet t'i zhvillojnë dhe zbatojnë në mënyrë identike siç është kjo në BE. 

"Një kompani OAE në një vend të CEFTA-s ka të njëjtin trajtim si një kompani OAE në një vend tjetër CEFTA, d.m.th. statusi i saj OAE i fituar në anën A të CEFTA-s njihet në anën B të CEFTA-s. Prandaj, këto kompani gëzojnë të njëjtat përfitime që u sjell ky status, në të gjitha vendet e CEFTA-s, programet e të cilave në nivel CEFTA konfirmohen/validohen si identike me ato në shtetet anëtare të BE-së. Përfitimi më konkret është numri i reduktuar i kontrolleve, pasi është një kompani e besuar nga autoritetet doganore, ndërkohë që statusi OAE në vendkalime nënkupton ndalim më të shkurtër të kamionëve, transport më të shpejtë dhe në këtë mënyrë ulje të shpenzimeve. Pas njohjes së programit malazez në nivel CEFTA, kompanitë me këtë status do të kenë trajtim të barabartë në të gjitha vendet e tjera të CEFTA-s, thekson Oda.

Koncepti "operator i autorizuar ekonomik" është sjellë nga Organizata Botërore e Doganave dhe zbaohet në partneritet ndërmjet organeve doganore dhe operatorëve ekonomikë. Kur operatori ekonomik, i përfshirë në zinxhirin e tregtisë ndërkombëtare, përmbush kritere të caktuara, ai merr statusin e OAE, që njëkohësisht shënon edhe nivelin më të lartë të besimit. 

Procesi i miratimit të shenjës OAE" është i vështirë dhe mund të zgjasë disa muaj. Marrja e statusit kërkon përpjekje shtesë nga ana e kompanive - respektimin e rregullave, grumbullimin e dokumentacionit, e madje edhe investime teknologjike për përmbushjen e kritereve të rrepta. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR