• e enjte, 07 nëntor 2024

Carovska në takim me kryetarët e komunave dhe drejtorët, për gatishmërinë e fillimit të vitit shkollor sipas Konceptit të ri  

Carovska në takim me kryetarët e komunave dhe drejtorët, për gatishmërinë e fillimit të vitit shkollor sipas Konceptit të ri   
Shkup, 15 korrik 2021 (MIA) - Takim të rregullt me kryetarët e komunave, drejtorët e shkollave dhe ata që janë përgjegjës për arsimin në vetëqeverisjet lokale mbajti sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, në të cilin biseduan për gatishmërinë për implementimin e programit mësimorë të ri për klasën e parë dhe të katërt, e cila sipas Konceptit të ri për arsimin fillor duhet të fillojë më 1 shtator të këtij viti. MASH-i informoi se në takim, ishin të ndara informata për gatishmërinë teknike me pajisjet të cilët disponojnë shkollat, të nevojshme për realizimin e suksesshëm të reformave të planifikuara. Gjithashtu, kryetarët e komunave dhe drejtorët theksuan se ata po përgatiten intensivisht dhe së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të sigurojnë ,fillimin e vitit shkollor në kohë dhe zbatimin e plan programeve të reja.   "Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me përgatitjen e materialeve digjitale për mësim, pavarësisht të tërheqjes së projektligjit për tekstet shkollore nga procedura parlamentare. Materialet e reja mësimore zhvillohen në përputhje me plan- programin e ri të miratuar të cilët duhet të sigurojnë ndërveprim më të madh gjatë kohës së mësimit dhe të stimulojnë të menduarit krijues dhe kritik te nxënësit . Të gjitha ndryshimet në arsimin fillor janë parashikuar nga Koncepti i ri, i miratuar përmes debatit të gjerë publik, duke marrë parasysh mendimin e të gjithë pjesëmarrësve të interesuar, dhe posaçërisht nga ekspertët e publikut". kumtoi MASH-i. ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR