• e enjte, 26 dhjetor 2024

Cana: Tetëdhjetë për qind e pacientëve me Ethet e Nilit perëndimor janë asimptomatike, rreth 19 për qind me pasqyrë të butë klinike

Cana: Tetëdhjetë për qind e pacientëve me Ethet e Nilit perëndimor janë asimptomatike, rreth 19 për qind me pasqyrë të butë klinike

Shkup, 19 shtator 2024 (MAI) - Tetëdhjetë për qind e pacientëve të infektuar me virusin e Etheve të Nilit perëndimor janë asimptomatike. Ndoshta dikush prej nesh këtu tashmë e ka kaluar gjatë verës. Rreth 19 për qind, kanë ndonjë formë të butë klinike, me pak ethe, me dhimbje në muskuj, pafuqi, dhe me atë mund të kalojë ashtu pa e ditur se e kemi atë. Një për qind e rasteve mund të zhvillojnë manifestime neurologjike, deklaroi sot drejtori i Klinikës infektive, Fadil Cana, pasi që në vend u regjistrua rasti i të vdekurit nga Ethet e Nilit perëndimor.

"Një për qind i rasteve mund të zhvillojnë manifestime neurologjike që është në rastin konkret, konstatojmë se tek pacienti, posaçërisht në grupmoshën mbi 75 vjeç, konkretisht kemi pacient 77-vjeçar, ku zhvillohet ai manifestim neurologjik i cili mund të prëfundojë me epilog fatal. Atë që e dimë të gjithë, edhe bota e din, edhe opinioni shkencor se për Virusin e Nilit perëndimor nuk ka terapi specifike. Nëse mund të parandalohet diçka, ajo është përmes programeve për dezinsektim që është në kompetenca të komunave dhe të institucioneve të tjera", tha Cana.

Cana tha se pacienti, i cili ndërroi jetë në Klinikën infektive, paraprakisht ishte kontrolluar në Spitalin e përgjithshëm Koçan, ndërsa nga atje është dërguar në Spitalin klinik në Shtip dhe më pas nga Shtipi në Infektive.

"Gjatë pranimit, pacienti ishte febril, i pafuqishëm, me vetëdije të çrregulluar, do të thotë i dezorientuar, agresiv, dhe normalisht janë qasur mjekët tanë specialistë për hulumtim. Tek pacienti është konstatuar se megjithatë bëhet fjalë për ndonjë ndezje të trurit, d.m.th. encifalitis. Është pranuar në Klinikë dhe është vazhduar me diagnostikim. Janë bërë të gjitha procedurat diagnostike dhe të serumit në Institutin për shëndet publik, ndërkaq është konstatuar prania e virusit të Nilit perëndimor", tha Cana.

Sipas tij, anamneza e pacientit është e shkurtë dhe me siguri ai ka jetuar i vetëm.

"Bëhet fjalë për pacient 77-vjeçar, të cilin anëtarët e familjes e kanë gjetur të rrëzuar. Sa ditë më parë ka qenë i sëmurë, kjo nuk mund të thuhet. Është dhënë edhe informata se ka pasur temperaturë, se ka qenë agresiv, i shqetësuar. Është e saktë se kur është pranuar ka pasur temperaturë, por tani, sa ditë më parë ka pasur, këtë nuk mund ta thotë saktësisht askush. Pacienti në gjendje të tillë me manifestime neurologjike është hospitalizuar tek ne. Tani askush nuk mund të thotë përse është e shkurtë anamneza nëse ka pranuar diçka paraprakisht me ato simptoma të cilat i përgjigjen gjendjes dhe diagnozës së vendosur. Kështu që, vetëm kjo është konstatuar pas disa ditëve, nga ISHP se në serum, analizuar nga pacienti, është detektuar prani e virusit të Nilit perëndimor", tha Cana.

Ai nuk mundet me siguri të thotë nëse ekziston rreziku nga përhapja e virusit, ndërsa siç thotë, statistikat atë e tregojnë se preventiva e vetme janë programet për dezinsektim. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR