• e enjte, 26 dhjetor 2024

Caktohen masa kujdesi për Vasevin dhe Nuhiun të dyshuar për rastin e onkologjisë

Caktohen masa kujdesi për Vasevin dhe Nuhiun të dyshuar për rastin e onkologjisë

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka caktuar masë kujdesi për ish drejtorin e Klinikës për radioterapi dhe onkologji, Nino Vasev i cili dyshohet për shtatë vepra penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit" dhe për "mashtrim në detyrë" si dhe për drejtorin organizativ Nehat Nuhiu i cili dyshohet për "mashtrim në detyrë". Për rastin dyshohen edhe tre mjekë të cilët akuzohen për ndihmesë në “mashtrim në detyrë”.

Vasev përveç ndalesës për ta lëshuar vendbanimin dhe marrjes së pasaportës dhe ndalesës për nxjerrjen e dokumentit të ri i është urdhëruar edhe largimi nga vendi i punës. Ndërsa për Nuhiun është kërkuar vetëm ndalesë për ta lëshuar vendbanimin dhe marrja e pasaportës. Për këtë kërkesë duhet të vendos Gjykata Themelore Penale Shkup.

"Gjatë procedurës parahetimore për këtë lëndë kemi punuar me ekip prej dy prokurorësh publikë, janë ndërmarrë shumë aktivitete dhe është siguruar dokumentacion i gjerë. Me rëndësi të veçantë për gjithë këtë procedurë kanë qenë pacientët onkologjikë dhe familjarët e tyre të cilët dua edhe një herë t'i falënderoj publikisht dhe t'i inkurajoj që të denoncojnë çdo paligjshmëri dhe abuzim të mundshëm ku kanë qenë dëshmitarë në klinikën e caktuar", deklaroi prokurorja që drejton rastin, Ana Gogovska Jakimovska.

Në brifingun e sotëm për media ajo tha se drejtori medicinal dhe organizativ kanë furnizuar barna para lidhjes së kontratës për furnizim publik, pa pëlqimin e Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë së Veriut në kohën kur procedurat e furnizimit publik ende nuk ishin zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Siç informoi ajo, në kundërshtim me protokollet për mjekim, janë regjistruar barna për pacientët ku ekziston mospërputhje në dozën dhe kohën e aplikimit.

Prokuroria nga hetimi i deritashëm ka konstatuar se është kryer përfitim pronësor në shumën prej 1 817 520 000 ose afër 30 milionë euro.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR