• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Cërvenkovska: Çdo informatë që do të thuhet për Onkologjinë, të kontrollohet hollësisht, atje ekzistojnë interesa të mëdha

Cërvenkovska: Çdo informatë që do të thuhet për Onkologjinë, të kontrollohet hollësisht, atje ekzistojnë interesa të mëdha

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Ish-drejtoresha e klinikës për onkologji, e cila tani punon atje si mjeke, në dëshminë e sotme para Komisionit anketues në Kuvend për rastin e Onkologjisë, tha se ishte emëruar në pozitën e drejtoreshës, një periudhë të caktuar, gjendjen që e ka hasur në klinikë e përshkroi si dërrumuese dhe njëherit bëri thirrje të  kihet kujdes me plasimin e informatave për Klinikën me arsyetimin se atje ekzistojnë interesa të mëdha biznesi.

"Ne mes veti nuk kemi folur se diçka po ndodhë, ja, u tha për ato raste të ndryshme, pëlr ryshfet dhe rasti i dytë për vjedhjen dhe më duhet të them se ata që e paraqitën veprën kaluan shumë keq, u morën në pyetje në mënyrë mjaft të rëndë, kërcënoheshin në shtëpi të mos paraqesin. Infermieret më pas thanë se edhe nëse shohin diçka, nuk do të paraqesin asnjëherël dhe ta kalojnëa të rrugë", theksoi Cërvenkovska.

Ajo theksoi se Klinika çdoherë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se, siç tha, atje ka interesa të mëdha dhe medikamente shumë të shtrenjta.

Shtoi se më vonë janë sjellë kompjuterë në secilën njësi dhe është bërë zgjidhja softuerike, përkatësosht lidhja e të gjitha njësive, si dhe sistemi elektronik i cili shfrytëzohet edhe tani.

Ajo tha se Klinika e Onkologjisë ka renome që nga koha e ish-Jugosllavisë dhe kjo që po ndodhë, po e përjeton në mënyrë mjaft të rëndë emocionale.

Njëherit nënvizoi se për terapinë biologjike flitet me shumë pompozitet, por se ajo nuk u jipet të gjithë pacientëve për shkak se është i domosdoshëm testimi paraprak molekular. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR