• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi-Xhikiç: Rritja e konkurrueshmërisë e të gjithë rajonit për integrim të përshpejtuar drejt tregut të përbashkët të BE-së

Bytyqi-Xhikiç: Rritja e konkurrueshmërisë e të gjithë rajonit për integrim të përshpejtuar drejt tregut të përbashkët të BE-së

Shkup, 28 shkurt 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ka takuar në Sekretariatin e CEFTA-s në Bruksel drejtorin e saj Emir Xhikiç.

Në takim, siç informojnë nga kabineti i zëvendëskryeministrit, Xhikiç e njoftoi zëvendëskryeministrin Bytyqi me proceset aktuale të rëndësishme të CEFTA-s, ku theksoi se së bashku me Qendrën për Bashkëpunim Rajonal (RCC) po punojnë në fushën e shërbimeve financiare, uljen e komisioneve bankare, e-tregtia si dhe një sërë prioritetesh të tjera.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se parimi bazë i Qendrës për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe vetë CEFTA-s si iniciativa rajonale është ngritja e konkurrueshmërisë së kompanive dhe ekonomive rajonale.

“Nuk guxojmë të humbim më kohë, sa më shpejt të kuptojmë se rajoni duhet të punojë në mënyrë konkurruese dhe në bashkëpunim, në vend të konkurrencës, aq më shpejt dhe më lehtë do të jemi në gjendje të integrohemi drejt tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Takimi u zhvillua në kuadër të qëndrimi të zëvendëskryeministri Bytyqi në Bruksel, ku ai po merr pjesë në takimin bilateral të skriningut nga Klasteri 2, “Tregu i brendshëm”, konkretisht Kapitulli 9 “Shërbimet financiare”, dhe takimi për Kapitullin 28, “Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik”. ls/
 

QËNDRONI TË LIDHUR