• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Bytyqi-Xhentiloni: Maqedonia e Veriut ka një rëndësi strategjike për BE-në, pjesë e Planit të tranzicionit të energjisë në Evropë

Bytyqi-Xhentiloni: Maqedonia e Veriut ka një rëndësi strategjike për BE-në, pjesë e Planit të tranzicionit të energjisë në Evropë
Shkup, 28 shkurt 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi në Bruksel, u takua me komisarin evropian për ekonomi, financa, tatime dhe dogana, Paolo Xhentiloni.
 
Në takimin e realzuar në kuadër të qëndrimit të Bytyqit në Bruksel, ku  merr pjesë në skriningun bilateral të Kapitullit 9 “Shërbime Financiare” që filloi dje, dhe të Kapitullit 28, “Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik” që do të fillojë më 1 mars të vitit 2023.
 
 
Siç kumtuan sot nga shërbimi qeveritar. në takim Bytyqi dhe Xhentiloni  ranë dakord që Komisioni Evropian të konsiderohet një partner i fortë i Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE. 
 
Zëvendëskryeministri Bytyqi shprehu mirënjohje për mbështetjen makro -financiare, si dhe mbështetjen e BE-së në lidhje me tejkalimin e krizës aktuale të energjisë.
 
Komisari Xhentiloni theksoi se i gjithë Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për BE-në, dhe se i gjithë rajoni është pjesë e Planit të tranzicionit të energjisë në Evropë (Repowereu) i cili synon të diversifikojë burimet e energjisë dhe të rrisë kapacitetin nga burimet e rinovueshme të energjisë.
 
Xhentiloni gjithashtu vuri në dukje se KE mirëpret miratimin e ligjit të ri të buxhetit organik si një hap i madh i reformës për Maqedoninë Veriore.
 
Komisioneri Xhentiloni gjithashtu dha një përmbledhje të shkurtër të situatës momentale në BE, ku sipas projeksioneve të fundit të dimrit në vitin 2023, megjithatë, recesioni mund të shmanget, si dhe pritja që presioni i inflacionit do të ulet ngadalë.
 
Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi rëndësinë e madhe të tranzicionit të drejtë të energjisë, dhe falënderoi për mbështetjen që Maqedonia e Veriut ka në këtë segment përmes një projekti të delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.
 
"Bytyqi gjithashtu iu referua ekonomisë maqedonase që është më e ekspozuar ndaj BE-së, dhe në vitin 2022 ajo shënoi një normë të lartë të inflacionit për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, rritjes së PBB-së brenda projeksioneve më pak se 3%, dhe që në 2023 pritja për rritje reale është 2.9 për qind, e cila është në përputhje me parashikimet më të fundit të FMN-së dhe Bankës Botërore", theksohet në kumtesë.
 
Zëvendëskryeministri Bytyqi informon se Maqedonia e Veriut me ndihmën e BE-së, gjatë vitit 2022, rriti kapacitetin e ndërlidhësit me Bullgari, përfundimisht u lirua nga varësia 100% me furnizim me gaz nga Gazpromi, dhe tani në treg ka mundësi të paraqiten edhe furnizues tjerë të gazit në Maqedoni të Veriut.
 
"Kur bëhet fjalë për energji, zëvendëskryeministri informon se për shkak të vendndodhjes së mirë në vitin 2022 kemi pasur një bum investimesh në termocentralet fotovoltaike, kursee interesi po rritet në fillim të vitit 2023. Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se sipas shembullit të BE-së ku sfidat kryesore (p.sh. diversifikimi i energjisë) zgjidhen bashkërisht përmes bashkëpunimit, ashtu edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të merr masa të përbashkëta të koordinuara, duke krijuar varësi të ndërsjellë kundër varësisë së jashtme që sa më shpejt dhe më lehtë të përballohen krizat", kumtuan nga pres shërbimi qeveritar.
 
Komisari  Xhentiloni ra dakord që çelësi është bashkëpunimi, dhe se ky takim po ndodh në kohën e duhur përmes masave të koordinuara që të jetë në gjendje të punojë në ridefinimin e zinxhirëve të furnizimit, duke i afruar ato në vendet e BE-së, dhe kjo është e potencialit të madh për vendet në Ballkanin Perëndimor.
 
Ballkani Perëndimor me siguri mbetet një partner strategjik i BE-së, dhe procesi i sjelljes së prodhimit të Lindjes së Largët sigurisht që do të kontribuojë në shumë kompani për të transferuar prodhimin e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor. ar/
 
Foto: Sektori për Marrëdhënie me Opinioni - Sekretariati i Përgjithshëm 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR