• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Vijon procedura e tenderit për 10 kilometrat e rrugës Shkup - Bllacë, kompania së shpejti do të zgjedhet

Bytyqi: Vijon procedura e tenderit për 10 kilometrat e rrugës Shkup - Bllacë, kompania së shpejti do të zgjedhet

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Procedura e tenderit për 10 kilometrat e aksit rrugor Shkup - Bllacë po vijon dhe kompania së shpejti do të zgjedhet, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. 

Sipas tij, edhe dy kilometrat e para të autostradës do të lëshohen gjatë javëve të ardhshme. 

Изјави на вицепремиерот за економски прашања, координација со економските ресори и инвестиции, Фатмир Битиќи пред трибината со млади на која ќе се дискутираат заклучоците на проектот „Што сак

"Mendoj se me kërkesë të atyre që aplikuan është shtyrë disa herë afati i procedurës së tenderit. Unë mendoj se kompania për 10 kilometrat do të zgjedhet së shpejti. Për dy kilometrat është i njëjti fat si kudo në vend. Fatkeqësisht, e kam thënë disa herë se në vendin tonë mungojnë kapacitetet planifikuese. Nuk hyj në atë nëse kapacitetet projektuese janë të tilla sepse ka çfarëdo lloj qëllime, por ka pasur devijime serioze nga gjendja reale në krahasim me atë që ishte në letër. Dhe kjo është arsyeja pse ngeci. Mendoj se në javët në vijim do të lëshohen përfundimisht ato dy kilometra", tha Bytyqi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para fillimit të diskutimit publik për draft tekstin e "Strategjisë Kombëtare për zhvillimin e ndërkulturalizmit dhe kohezionit social 2024-2026".

Përfundimin e rehabilitimit të rrugës Shkup - vendkalimi kufitar "Bllacë" dje e shënuan ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, të shoqëruar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi. Siç ishte theksuar, ndërtimi i dy kilometrave të para është në fazën përfundimtare dhe pritet të lëshohen në fund të marsit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s dhe printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR