• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Vendit i nevojiten investime strategjike për ta ngritur konkurrencën

Bytyqi: Vendit i nevojiten investime strategjike për ta ngritur konkurrencën

Kumanovë, 8 shkurt 2024 (MIA) - Në vend sillen investues me traditë shumëvjeçare, të cilët nuk kanë kapital koroziv, tha gjatë vizitës së sotme në fabrikën në Shkup, nënkryetari i LSDM-së dhe zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ndërsa për deklaratën në brifingun e kohëmëparshëm me gatetarë për "TE-TO" theksoi se ishte thënë me shaka.

"I tërë diskutimi zgjati dy orë dhe pati një koment. Thanë çka na duhet tjetër kur tashmë e kemi 'TE-TO' dhe kjo ishte mirë kur është investuar. Unë atëherë komentova, pse atëherë askush nuk komentoi për prejardhjen e investuesvem sepse e dimë në cilën kohë ndodhi kjo - në kohën e regjimit dhe mbështetjes së forcave të tilla. Mu për këtë flasim sot, ata që e frenojnë integrimin evropian të shtetit dhe thashë nëse duam të vazhdojmë me ndikim të tillë apo dëshirojmë të kemi të ardhme evropiane", tha Bytyqi.

Ai theksoi se ata sjellin investues evropianë për të cilët shtoi se lehtë mund të shihen se cilët janë dhe se janë pa kurfarë kapitali koroziv në punën e tyre.

"Unë e thashë atë shaka në pyetjen se çka nëse bëhet ky investim të cilin e propozojmë, çka do të ndodhë me TE-TO, thashë nëse nuk është e nevojshme do të mbyllet. Kështu që, mbetem në faktin se konkurrenca jonë duhet të krijohet përmes sjelljes së investimeve", tha Bytyqi.

Ai shtoi se për dallim nga qeveritë e tjera, kanë inicuar mekanizëm që të bëhet skriningu i të gjitha investimeve për mundësi për kapital koroziv dhe theksoi se e kanë mbështetjen nga partnerët - SHBA-ja, Britania e Madhe, BE-ja, të cilët, shtoi, i mbështesin në këtë që e bëjnë.

Më tej ai theksoi se nuk duhet të ketë shqetësim për konkurrencën e ekonomisë sepse sillen investues të cilët kanë përvojë 120-vjeçare.

Në takimin e kohëmëparshëm me gazetarë Bytyqi tha se gjatë krizës energjetike, SHA EMV ka pasur sfidë për furnizim të vendit me energji elektrike dhe ishin shpenuar mjete për subvencione për çmimin për qytetarët dhe ekonominë dhe prandaj kërkohen investues strategjik për kapacitete ë reja energjetike prodhuese. Duke folur për shumicën e ivestimeve strategjike, theksoi se ka pasur katër investues potencial.

Me Milineos, elektranë kogjenerative e gazit, investim me vlerë të planifikaur prej 290 milionë eurove që duhet të ndërtohet në tokë shtetërore në hekurudhën e Shkupit për çka nevojitet të bëhet zonë industriale, është dakorduar formula për përllogaritje të çmimit të energjisë elektrike që do të blihet në 20 vitet e ardhshme me çka do të jetë së paku për 5 për qind më e ulët se e tregut. Kapaciteti duhet të ketë të instaluar fuqi prej 165 megavatëve dhe prodhim vjetor prej 1100 negavatë orë energji elektrike dhe do të jetë e mirë për balancim të sistemit. Plotësisht energjia ngrohëse që do ta prodhojë do t'ia shesë shtettit për 40 për qind më mirë nga çmimi i tregut. Për tokën shtetërore do të japë qira prej 0,1 euro për metër katror dhe 2 euro në vit për metër katror për mirëmbajtje. Pas investimit të realizuar do të marrë 50 milionë euro ndihmë shtetërore të ndarë në këste në periudhë prej pesë viteve. nevojitet të ndërtohet vetëm një kilometër gyp përçues në mënyrë që të kyçet në sistemin ekzistues të ngrohjes në Shkup.

Pasi që të përfundojë qiraja shtetërore e tokës investuesit strategjik do të duhet objektet t'ia lënë shtetit për një euro për metër katror.

Shoqata e inxhinierëve të Republikës së Maqedonisë (INRM) dje parashtroi shkresë dhe porosi elektronike drejtuar secilit deputet në Kuvend individualisht, me çka kërkojnë të mos i mbështesin katër, siç thonë, propozim ligjet e dëmshme për realizim të projekteve strategjike energjetike investuese sepse e çrregullojnë sovranitetin energjetik të shtetit.

Kryetari i Komisionit rregulaltor për energjetikë dhe shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale (KRRE), Marko Bislimovski, ndërkaq porositi se me hyrjen e investimeve strategjike energjeitke do të rritet pavarësia energjetike e vendit dhe do të përgjysmohen faturat për ngrohje. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR