• e premte, 08 nëntor 2024

Bytyqi: Vendi ynë është në një udhëkryq, vendimi më 8 maj do të formësojë fatin e vendit në vitet në vijim

Bytyqi: Vendi ynë është në një udhëkryq, vendimi më 8 maj do të formësojë fatin e vendit në vitet në vijim

Shkup, 6 maj 2024 

"Duke parë rëndësinë e zgjedhjeve të dyfishta që do të mbahen ditën e mërkurë, ju drejtohem thellësisht nga zemra. Vendi ynë është në një udhëkryq, vendimi që do të marrim do të formësojë fatin e Maqedonisë në vitet në vijim. Vota juaj nuk do të jetë vetëm përmbushja e obligimit qytetar, por edhe një kontribut për trashëgiminë që do të lëmë pas”, thotë në një video adresim Fatmir Bytyqi, nënkryetar i LSDM-së dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane".

Ai thekson se çdo votë është e çmuar. Historia na tregon se zgjedhjet fitohen ose humben me diferenca të vogla, por me pasoja të mëdha.

“Prandaj secili prej jush është i rëndësishëm që ne të vazhdojmë në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian.

Të mos lejojmë të devijojmë nga ajo që kemi ndërtuar bashkë dhe me kujdes për shtatë vite me radhë. Dëshira juaj për një standard dhe cilësi evropiane të jetesës është më e rëndësishmja, dhe ne mund ta përmbushim këtë duke rrethuar numrin 1”, thotë Bytyqi.

Nënkryetari i LSDM-së dhe kandidat për deputet, Bytyqi përkujton se shtatë vjet më parë ne dolëm nga hijet e ndasive dhe të një shteti të kapur, por nacionalizmi dhe izolimi po vigjilojnë përsëri, siç thotë ai,  në pragun tonë.

“Nga kjo nuk duhet të trembemi, sepse ne kemi fuqinë të vendosim për fatin tonë.
Secili prej nesh mban përgjegjësi, askush nuk përjashtohet. Pavarësisht nëse jeni bujq, mësues, mjekë apo studentë - vota juaj ka rëndësi. Prandaj - më 8 maj dilni në zgjedhje dhe votoni për LSDM-në dhe Koalicionin për Ardhmërinë Evropiane, zgjidhni përparimin, pas vetes lini një trashëgimi progresi, unitet në diversitet dhe prosperitet”, thotë Fatmir Bytyqi, bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”.

Fotografia: Printskrin

Qendra për Komunikime me Publikun e LSDM-së

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR