• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi u takua me Sindikatën e "Euronikel Industri": Dialogu social është i rëndësishëm dhe të drejtat e punëtorëve duhet të mbrohen

Bytyqi u takua me Sindikatën  e

 Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA)  -  Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka realizuar takim me kryetarin e organizatës sindikale të "Euronikel Industri", Mile Gjorgjiev dhe me kryetarin e Sindikatës së degëve SIEM, Igor Gjerasov, pasi ata kërkuan takim me të  për të biseduar  për situatën e krijuar me "Euronikel Industri".

Siç informuan pasdit nga pres shërbimi qeveritar, në takim përfaqësuesit e sindikatave kanë prezantuar në detaje situatën në të cilën ndodhet kompania. 

 Zëvendëskryeministri Bytyqi potencoi se dialogu social është i rëndësishëm dhe se ai në të gjithë mandatin e tij vazhdimisht  bën thirrje për të njëjtën, prandaj edhe është takuar dhe i ka dëgjuar sindikatat, edhe pse "Euronikel Industri" është një firmë në pronësi private dhe se beson në zgjidhje të drejtë.

Bytyqi dha mbështetje në drejtim të respektimit të detyrimeve dhe të drejtave të të dyja palëve që rrjedhin nga marrëveshja sindikale, si gjatë punës  së përditshëm të kompanisë ashtu edhe gjatë riorganizimit të mundshëm, i cili do të garantojë që të punësuarit në "Euronikel Industrie" të marrin mbrojtje. 

"'Euronikel' është i rëndësishëm për shtetin, por edhe për zhvillimin lokal, për jetën në Kavadar dhe rajon, si dhe për të punësuarit që duan që zëri i tyre të dëgjohet sepse duan dhe kanë të drejtë të mbrohen, duke bërë thirrje për solidaritet. dhe arsyeshmëri në marrjen e vendimeve gjatë riorganizimit të kompanisë", ka theksuar zëvendëskryeministri Bytyqi. 

Foto: Qeveria e RMV-së 

 

QËNDRONI TË LIDHUR