• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Termi 20 për qind nuk do të zëvendësohet me fjalët “gjuha shqipe” në Kushtetutë

Bytyqi: Termi 20 për qind nuk do të zëvendësohet me fjalët “gjuha shqipe” në Kushtetutë

Shkup, 23 maj 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Biytyqi, deklaroi se termi 20 për qind nuk do të zëvendësohet me fjalët “gjuha shqipe” në Kushtetutë.

Bytyqi në emisionin “200” në TV Alsat tha se përveç ndryshimit të Preambulës me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, grupi punues i ekspertëve nuk ka mandat të diskutojë për ndryshime të tjera në aktin më të lartë ligjor të shtetit. Ai shprehet i bindur se shumica parlamentare ka 80 votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese.

"Grupi punues që ka mandat për ndryshime kushtetuese njoftoi se nuk ka mandat as për ndryshime, dhe as për diskutime për ndryshimet e tjera kushtetuese, përveç atyre që kanë të bëjnë me rrugën evropiane. Nuk mendoj se ka një deputet shqiptar që do të votojë kundër integrimit evropian. Çdo diskutim tjetër e shoh si pjesë të agjendës politike ditore për arsye të ndryshme. Jemi të bindur se edhe në bllokun opozitar maqedonas do të mbizotërojë arsyeja dhe do të bëjnë mazhorancën për ndryshime kushtetuese", tha Bytyqi, publikoi TV Alsat. ls/

ФОТО: ТВ Алсат 

QËNDRONI TË LIDHUR