• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bytyqi: Të bashkuar dhe solidarë në 1 maj, me fitoren e LSDM-së më 8 maj për paga edhe më të larta për punëtorët

Bytyqi: Të bashkuar dhe solidarë në 1 maj, me fitoren e LSDM-së më 8 maj për paga edhe më të larta për punëtorët

Shkup, 1 maj 2024  

“Vota për numrin një, për LSDM-në dhe Koalicionin për Ardhmërinë Evropiane, është votë për paga më të larta dhe të drejta të avancuara të punës. Shtatë vjet kemi ndërtuar një atmosferë ekonomike të rritjes konstante të pagave, të mos lejojmë që kjo të rrezikohet - punëtorët dhe punëtoret nuk e meritojnë këtë”, tha Fatmir Bytyqi, nënkryetar i LSDM-së dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”, në piknikun e sotëm të 1 Majit të organizuar nga partia në Parkun e Qytetit në Shkup.

“Pagën mesatare e kemi dyfishuar që nga viti 2016, sot ajo arrin gati në 40.000 denarë. U kujdesëm që pagën minimale mos ta mbetet në minimumin ekzistencial, siç e gjetëm në vitin 2016, kur ka qenë 10.000 denarë, e tani është 22.500 denarë. Jemi të vetëdijshëm se nevojitet edhe më shumë, ndaj premtojmë një pagë mesatare prej 1.100 euro dhe një pagë minimale prej 600 euro për katër vitet e ardhshme. Kjo është fjala më e mirë që duhet ta përhapni tek çdo njeri, në çdo fshat dhe qytet”, u tha anëtarëve të LSDM-së nënkryetari Bytyqi LSDM-së.

Ai theksoi se LSDM-ja është parti e fortë dhe Dita e Punës që është po sot duhet të jetë motiv shtesë për unitet më të madh në prag të ditës së zgjedhjeve të 8 majit dhe vazhdim i betejës për Maqedoninë Evropiane.

“Nuk duhet të heqim dorë, socialdemokracia na detyron të kujdesemi për çdo vend pune, për një pagë dinjitoze. Askush tjetër, përveç neve, socialdemokratëve të cilët mund t'ua ofrojmë qytetarëve me programin ku punëtorin e kemi në rend të parë. Askush nuk duhet të lihet jashtë suksesit ekonomik, që do të thotë paga dhe pensione më të larta, fuqi më të madhe blerëse dhe cilësi më të mirë jetese. Ne do të sigurojmë që çdo familje të gëzojë një të ardhme të sigurt financiare, me qasje më të madhe në shërbime dhe mundësi”, tha Bytyqi.

Nënkryetari i partisë theksoi se LSDM-ja është parti që udhëhiqet nga drejtësia sociale, barazia dhe solidariteti dhe është gjithmonë në anën e punëtorëve, duke respektuar dhe vlerësuar punën e tyre.

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR