• e premte, 27 dhjetor 2024

Bytyqi: Shteti i ndërmori të gjitha mekanizmat që i ka në duar për zbatimin e masave antikrizë

Bytyqi: Shteti i ndërmori të gjitha mekanizmat që i ka në duar për zbatimin e masave antikrizë
Manastir, 4 prill 2022 (MIA) - Shteti i ndërmori të gjitha mekanizmat që i ka në duar për zbatimin e masave antikrizë,  theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi gjatë vizitës së sotme në Manastir dhe theksoi se në këtë periudhë e rëndësishme është përgjegjësia shoqërore e të gjithëve pa përjashtim. "Shteti i ndërmori të gjitha mekanizmat që i ka në duar për zbatimin e masave antikrizë. Shërbimet inspektuese mundohen të jenë gjithkund  ku është e nevojshme. Për fat të keq nga ana tjetër jo gjithmonë ka  ndërmarrje të përgjegjshme shoqërore të cilat do të sillen me përgjegjësi dhe kjo do të thotë se kanë rezerva, por nuk i lëshojnë  në qarkullim disa produkte. Vështirë se do të mund të arrijmë gjithkund, por aty ku kemi informacion për disa raste, atëherë shërbimet inspektuese  do të reagojnë në mënyrë adekuate", deklaroi Bytyqi. Për momentin, theksoi, do të përballemi me krizë të tillë, qytetarët tanë duhet të qëndrojnë të qetë sepse ushqim ka për të gjithë, ndërsa ne do të kontrollojmë sipas masave antikrizë. "Për fat të keq kjo krizë tregoi se si opinion duhet të zgjohemi dhe të prodhojmë ushqim. Të jesh blegtor nuk është një profesion mosmirënjohës, por përkundrazi, prodhimet blegtorale janë të rëndësishme për të gjithë dhe gjithashtu të jesh prodhues i misrit apo grurit është një gjë mirënjohëse dhe për këtë arsye zhvillimi i bujqësisë duhet të planifikohet në afat të gjatë", theksoi  zëvendëskryeministri Bytyqi. Në pyetjen e gazetarëve lidhur me negociatat e SASHK-ut të cilat  vazhdojnë sonte, Bytyqi shkurt u përgjigj se nga  bisedat me SASHK pret marrëveshje. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR