• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Shtëpia e re e xhazerëve nga Qeveria mori 11,7 milionë denarë, dhjetë milionë janë nga programi TAV

Bytyqi: Shtëpia e re e xhazerëve nga Qeveria mori 11,7 milionë denarë, dhjetë milionë janë nga programi TAV

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Një lajm jashtëzakonisht i mirë për institucionin e sapoformuar kombëtar Xhaz orkestri, i cili përveç se ka marrë adresë të përhershme nga ana e Qeverisë në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, merr edhe mjete financiare për rinovimin adekuat të hapësirave. Shtëpia e re e xhazerëve, mori nga Qeveria 11,7 milionë denarë, prej të cilëve dhjetë milionë mjete nga programi TAV, informoi sot në konferencë për shtyp, zëvendës kryetari i Qeverisë, Fatmir Bytyqi.

"Me këtë krijojmë ambient bashkëkohor, ku orkestri do të mund papenguar të krijojë xhaz muzikë, me çka Maqedoninë e Veriut do ta vendosim në kartën e vendeve tël cilat institucionalisht e kultivojnë këtë stil të muzikës", tha Bytyqi.

Ai paralajmëroi realizimin edhe të disa projekteve tjera. Siç tha, do të zgjidhet pika problematike në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, zonë që i bashkon dy tërësitë frekuentuese, çarshinë dhe Bit Pazarin, te rruga "Çarshia e mbuluar" dhe rruga "Kiril Pejçinoviq", e cila, siç tha, kohë të gjatë funksionon si "grykë e ngushtë", duke krijuar vështirësi për kalimtarët dhe mirëseardhje të pakëndshme për vizitorët. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR