• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Shpresoj se vendimi për IRL-në do të ndryshohet

Bytyqi: Shpresoj se vendimi për IRL-në do të ndryshohet

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi sot tha se shpreson që gjykata do ta ndryshojë vendimin për IRL-në.

Në një deklaratë për mediat Bytyqi tha se liria e shprehjes dhe liria e fjalës, pavarësisht se në cilin sektor është askush nuk mund ta kontestojë.

"Së pari, mendoj se është e drejtë të mos komentoj një vendim të gjykatave sepse është një pushtet tjetër. Por si njeri që kam qenë pjesë e sektorit civil, mendoj se kufizimi i lirisë së shprehjes, i kujtdo është shumë serioze dhe e dëmshme për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë. Shpresoj se vendimi i organit më të lartë në gjykatë do ta ndryshojë atë vendim dhe se do të jetë vetëm një ditë e keqe e një gjyqtare, e cila për shkak të bindjeve të saj, atë e ka bërë dhe se do të kthehemi në atë që të gjithë duhet të jetojmë - lirinë e shprehjes, lirinë e fjalës, pavarësisht se në cilin sektor, askush nuk mund ta kontestojë. I inkurajoj jo vetëm kolegët tuaj nga IRL, por edhe të gjithë të tjerët që punojnë në sektorin civil, në media, të vazhdojnë ta bëjnë atë siç dinë më mirë", tha Bytyqi.

Në vendimin gjyqësor kundër gazetares Sashka Cvetkovska dhe IRL-së në kontestin e iniciuar nga biznesmeni dhe ish zëvendëskryeministër Koço Angjushev reaguan nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve. Të premten ata mbajtën protestë para Gjykatës Civile në Shkup. sa/

Foto dhe video: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR