• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Rekomandimet e FMN-së tashmë janë adresuar në buxhetin e ri dhe përmes reformave të ndryshme

Bytyqi: Rekomandimet e FMN-së tashmë janë adresuar në buxhetin e ri dhe përmes reformave të ndryshme

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Rekomandimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për uljen e subvencionimit të çmimit të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë tashmë është adresuar në buxhetin e ri për vitin 2024, konfirmoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. 

"Institucionet e ndryshme financiare rekomandojnë se nuk është i qëndrueshëm modeli i subvencionimit të lartë të energjisë elektrike. Vitin e kaluar subvencionimi i energjisë elektrike për amvisëri dhe për konsumatorët e vegjël ishte deri në 80 për qind dhe kjo është e papërballueshme për një vend të vogël si i yni. Këtë vit subvencioni është ulur në rreth 60 për qind dhe ky është trendi që duhet të ndjekim", tha Bytyqi në përgjigje të gazetarëve pa hapjes së objektit të kopshtit "Kokiçe" në përbërje të kopshtit "Veseli Cvetov" në Kisella Vodë ku morën pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Lidhur me rekomandimin e FMN-së për zgjerimin e blloqeve tarifore, tha se ne do të përgjigjemi duke zgjeruar me shumë gjasa bllokun tarifor 3 dhe bllokun tarifor 4.

FMN-ja, siç tha ai, ka vërejtje të tjera dhe porosi, të cilat tashmë janë adresuar në buxhetin e ri dhe adresohen përmes reformave të ndryshme. 

Theksoi se ende nuk ka asnjë përgjigje për iniciativën tonë që e parashtruam në Bruksel për heqjen e tarifës prej 10 euro për megavat orë për transportin e gazit rus përmes Bullgarisë.

"Me shumë mundësi kësaj nisme do t'i bashkohen edhe vende të tjera që furnizohen me të njëjtin gaz. Javën e kaluar gjatë vizitës në Shkup, ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë dhe ministri ynë i Punëve të Jashtme Osmani tashmë iniciuan që Hungaria t'i bashkohet iniciativës tonë të cilën e kemi dorëzuar në Bruksel sepse edhe kjo do të ketë ndikim të madh tek ata sepse ka edhe përdorues më të mëdhenj. Kështu që, presim që në çdo kohë në periudhën e ardhshme të marrim përgjigje të duhur se si do të vendoset tarifa e re", theksoi Bytyqi. qa/mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR