• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Qeveria miraton konkluzione, vendime dhe detyrime, por nuk tregohet procedura apo mënyra se si duhet të zbatohet

Bytyqi: Qeveria miraton konkluzione, vendime dhe detyrime, por nuk tregohet procedura apo mënyra se si duhet të zbatohet

Makedonski Brod, 2 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria miraton konkluzione, vendime dhe detyrime. Në rastin e “Postave të Maqedonisë” dhe “Hekurudhat e RMV Transport”, Qeveria në prill të vitit 2021 ka miratuar një konkluzion me të cilin obligohet Sekretariati i Përgjithshëm të zbatojë të gjitha procedurat ligjore në lidhje me angazhimin e firmave konsulente për studime fizibiliteti dhe pikërisht aty përfundon ajo që Qeveria ka bërë, tha zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin e dresorëvee ekonomike dhe investimet, Fatmir Bytyqi.

Asnjëherë në asnjë konkluzion apo përgjegjësi të cilin e miraton Qeveria, thekson Bytyqi, nuk tregohet për procedurën apo mënyrën se si duhet të kryhet.

"Asnjëherë dhe në asnjë konluzion nuk është futur modaliteti i zbatimit të konkluzionit. Shërbimet profesionale e dinë sesi duhet të zbatohet, sipas rregulloreve ligjore në vend. Qeveria punon sipas Rregullores së Qeverisë dhe Ligjit për Qeverinë", deklaroi Bytyqi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së fabrikës "ATS AMMO" në Makedonski brod.

Lidhur me deklaratën e ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Muhammed Zeqiri, kundër të cilit dje u shqiptua aktvendimi i pafuqishëm i shkallës së parë, se gjatë nënshkrimit të kontratave ka zbatuar “qëllimet e të tjerëve” duke e theksuar atë, Bytyqi tha se nuk dëshiron të komentojë deklaratën e tij.

"Nuk dua ta komentoj deklaratën e tij, sepse është dhënë në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip. Në gjuhën shqipe nuk është thënë kështu, është thënë propozim", tha Bytyqi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR