• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bytyqi: Propozimi për rrogat e funksionarëve është zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë moment

Bytyqi: Propozimi për rrogat e funksionarëve është zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë moment

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi konsideron se duhet sa më parë të sillen ndryshimet ligjore për rrogat e funksionarëve të propozuara nga grupi i deputetëve të LSDM-së dhe vlerëson se kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme për momentin. Për rrogat e funksionarëve të cilët janë emëruar drejtpërdrejtë nga Qeveria dhe nuk janë të përfshirë me ndryshimet ligjore, nëse nuk ka mundësi të jetë me vendim qeveritar, propozon ta bëjnë këshillat drejtues dhe mbikëqyrës.

"Nisma e këtyre gjashtë ligjeve është sjellë nga grupi i deputetëve të LSDM-së. Sinqerisht qëndrimi im personal është se do të duhej të miratohen sa më parë, ndërsa për tjetrën do të shohim nëse është e mundur Qeveria të sjellë vendim, por porosia ime do të jetë, drejt ët gjithë drejtorëve në pajtim me kompetencat e tyre, këshillat e tyre drejtues dhe mbikëqyrës nëse Qeveria nuk është në pozitë të sjellë vendim për shkak të nenit 8 a i cili del nga Kodi zgjehdor, atë ta bëjnë vetë", tha sot Bytyqi, në pyetjen e gazetarëve pas pjesëmarrjes në REDI Samitin 2024.

Tashmë po konsultohen me Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe Komisionin shtetëror zgjedhor.

"Nëse ligjërisht është e mundur, kemi konsultime edhe me Komisionin shstetëror për parandalim të korrupsionit dhe Komisionin shtetëror zgjedhor nëse neni 8 a nuk ua lejon atë, do të jetë propozim në mbledhje të Qeverisë, e më pas atje votohet ose me konsensus ose me shumicë nga të pranishmit në Qeveri", tha Bytyqi.

Përbërja e re e Qeverisë me kryeministrin teknik nuk ka diskutuar për uljen e koeficientit për rrogat e funksionarëve, për dallim nga më parë, kur pati disa diskutime dhe zgjidhje ligjore.

I pyetur përse propozimi në Kuvend nuk është nga Qeveria, por nga deputetët e LSDM-së, tha se "nuk ka pasur mirëkuptim nga të gjithë faktorët të cilët janë pjesë e Qeverisë". "Ne si socialdemokratë të cilët konsiderojmë se në shoqëri duhet të ketë zgjidhje të drejta, konsideruam se kjo është mënyra se si duhet të intervenohet në këtë moment. Do të shphim në Kuvend nëse deputetët do të gjejnë maturi për t'i votuar", tha Bytyqi.

Nëse do të pyetej ai, siç tha, do të duhej t'i kthehemi metodologjisë tërësisht të re, të jetë e njejta si për punëtorët në sektorin publik. "Por, unë jamë një prej 20 ministrave dhe prandaj mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë moment për shoqërinë", deklaroi Bytyqi.

Deputetët e LSDM-së dhe koalicioni në Kuvend parashtruan ndryshime të Ligjit për rrogat dhe kompensimet e tjera të personave të zjedhur dhe të emëruar, Ligjit për deputetët, Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publik. Ligjit për rrogat e gjykatësve, Ligjit për rrogat e prokurorëve publik dhe Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor, të gjithë me procedurë të shkurtuar. Qëllimi i ndryshsimeve, siç arsyetuan, është të parandalohet rritja e rrogave të funksionarëve të cilat ishin rritur për 78 për qind në mars të vitit të kaluar, pasi që Gjykata kushstetuee e hoqi bazën fikse. ab/

Foto: МIА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR