• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Bytyqi: Politikat ekonomike dhe mbështetja e Qeverisë stimulojnë kompanitë për investime të reja, zhvillim teknologjik dhe konkurrencë

Bytyqi: Politikat ekonomike dhe mbështetja e Qeverisë stimulojnë kompanitë për investime të reja, zhvillim teknologjik dhe konkurrencë
Shkup, 22 prill 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i obliguar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi vizitoi kompaninë "Lutman Beklund", kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.
 
"Lutman Beklund" është një kompani, funksionimi i së cilës është një dëshmi e fortë se politikat ekonomike të Qeverisë të zbatuara përmes Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve krijojnë besim tek kompanitë dhe i stimulojnë ato të hyjnë në cikle të reja investimesh që synojnë zhvillimin teknologjik, futjen e komponenteve inovative dhe dixhitale në proceset e prodhimit, i cili finalizohet në produktivitet dhe konkurrencë më të madhe në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare. "Lutman Beklund" është një kompani ushqimore e specializuar në prodhimin e çokollatës dhe produkteve të ëmbëlsirave, çokollata, biskota dhe produkte të tjera që janë pjesë e ushqimit të shëndetshëm. Kompania ka mbyllur me sukses një cikël investimi trevjeçar në modernizimin e procesit të prodhimit prej mbi disa milionë euro, në të cilin është mbështetur nga Qeveria në përputhje me Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve, në fushën e investimeve kapitale dhe rritjen e konkurrencës", tha Bytyqi.
Në vitin 2021, kompania hyri në një cikël të ri pesëvjeçar të investimeve prej mbi 6 milionë eurosh, i fokusuar në avancimin dhe përmirësimin e procesit të prodhimit, si dhe forcimin e konkurrencës së saj përmes prezantimit të produkteve të reja. Në këtë pjesë, fushëveprimi i mbështetjes për kompaninë është zgjeruar në përputhje me Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve, gjegjësisht në fushën e vendeve të reja të punës, investimeve kapitale, rritjes së konkurrencës dhe në fushën e investimeve dhe zhvillimit.
"Lutman Beklund" është një investim i huaj suedez, i nisur me një investim modest, por tani po e zgjeron prodhimin e tij në vendin tonë në mënyrë të intensifikuar dhe të qëndrueshme.
"Me rëndësi të veçantë për zgjerimin tonë ishte mbështetja që e marrim përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve", theksoi Ivan Atanasovski, drejtori i përgjithshëm i "Lutman Beklund". sa/
 
Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR