• e premte, 27 dhjetor 2024

Bytyqi: Parashikueshmëri dhe mbështetje e fuqishme për investitorët

Bytyqi: Parashikueshmëri dhe mbështetje e fuqishme për investitorët

Frankfurt, 5 shtator 2023 (MIA) - Kemi kornizë të fuqishme institucionale, e cila për bizneset tuaja ofron parashikueshmëri dhe mbështetje të fuqishme, e cila përfshin masa të ndryshme, të cilat sigurojnë subvencione për krijimin e vendeve të reja të punës, në pjesën e investimeve kapitale për realizimin e projekteve investuese për hulumtim dhe zhvillim, ku ato arrijnë 50 për qind të shpenzimeve të pranueshme, si dhe mbështetje në pjesën e eksportit, theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi para afaristëve gjermanë në Frankfurt.

Ai porositi se përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve mund të presin mbështetje financiare për vendosje dhe avancim të bashkëpunimit me furnizuesit e vendi ynë.

Vlerlsoi se së bashku me ndihmën e kompanive të huaja me rritje të shpejtë dhe me renome të lartë globale, ekonomia jonë përparon në aspektin teknologjik, rritet dhe zhvillohet. Këto kompani, sipas tij, sukseset ekonomike nuk i bazojnë në fuqi të lirë punëtore, por në burime njerëzore me dituri të avancuar dhe inovacion dhe me mjeshtëri të ndërtuara të jenë pjesë e proceseve më të modernizuara teknologjike prodhues.

Në tryezën e rrumbullakët për prezantim të potencialeve dhe volitshmërive për investim në Maqedoninë e Veriut, në të cilën marrin pjesë përfqësues të mbi 20 kompanive gjermane, Bytyqi  theksoi se Gjermania është partner ekonomik jashtëzakonisht i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut, me të cilën zhvillohet një e katërta e shkëmbimi të përgjithshëm duke tejkaluar pesë miliardë dollarë në vitin 2023.

Tha se kompani të mëdha gjermane punojnë me kapacitet të plotë në vendin tonë dhe zhvillojnë biznes të sukseshëm dhe në rritje e sipër. Ambient të volitshëm ekonomik për realizimin e investimeve dhe prodhimin kanë njohur edhe kompanitë e mëdha gjermane dhge globalisht të etabluara, siç janë Drekselmaer, Markard, OVD Elektrik, Kromberg dhe Shubert, Tehnikal Tehstaljs. Theksoj se këto janë vetëm një pjesë nga pjesa më e madhe e 200 kompanive gjermane që janë duke u zhvilluar. Portofoli i investimeve gjermane, dje është pasuruar edhe me marrëveshjen për investim të kompanisë gjermane BMZ, e cila vendosi të ndërtojë fabrikë për prodhm të baterive në vlerë prej 65 milionë eurove në ZZHTI Shkupi 2.  

Sipas Bytyqit, qeveria tashmë në vitin 2018 hodhi bazat sistematike të rritjes dhe zhvillimit ekonomik dhe fiton besimin e investitorëve përmes rregullave të qëndrueshme dhe transparente për të mbështetur investimet që përmban Plani për rritje ekonomike.

"Me të, sigurojmë mbështetje transparente dhe solide për kompanitë që punojnë ose duan të investojnë. Nuk ka vend për asnjë abuzim apo manipulim nga pushtetarët. Ne kemi një kornizë solide institucionale që ofron parashikueshmëri dhe mbështetje të fortë për bizneset tuaja, e cila përfshin masa të ndryshme që ofrojnë subvencione për hapjen e vendeve të reja të punës, subvencione në fushën e investimeve kapitale, për realizimin e projekteve investuese për kërkim dhe zhvillim ku arrijnë në 50 për qind nga shpenzimet e pranueshme, si dhe mbështetje në fushën e eksportit", tha Bytyqi.

Ai kujtoi se vendi ynë është nënshkrues i konventave shumëpalëshe për mbrojtjen e investitorëve të huaj dhe i disa marrëveshjeve e kontratave dypalëshe me Gjermaninë që i referohen marrëdhënieve ekonomike.

Në drejtim të vendosjes së themeleve transparente të mbështetjes, e cila u jepet investitorëve e përmendi edhe vendosjen e asistentit të parë digjital ADA, i cili i përgjigjet çështjeve të ndërlidhura me kushtet për investim dhe mënyrën e marrjes së ndihmës shtetërore  

Një nga synimet ekonomike që duam të arrijmë përmes realizimit të investimeve të reja të huaja, theksoi zëvendëskryeministri, është zhvillimi i marrëdhënieve afariste me kompanitë vendase, prandaj përmes Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve mund të pritet mbështetje financiare për vendosjen dhe nxitjen e bashkëpunimit me furnitorët nga vendi ynë. Ai po ashtu theksoi, siç tha, aktivitetin dhe përkushtimin e madh të Delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut në mbështetjen e kompanive gjermane duke mundësuar rrjetëzimin dhe gjetjen e partnerëve afarist ndërmjet kompanive vendore.

Afaristëve gjermanë do t'i drejtohet drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike (DTIRZ) Jovan Despotovski, i cili do të flasë për mundësitë për investime në 14 zonat zhvillimore teknologjiko-industriale, si dhe Antje Wandelt, drejtoreshë e Odës Gjermane. Tregtia në Maqedoninë e Veriut. 

Paraq të pranishmëve do të drejtohen edhe drejtori i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale (DZZHTI), Jovan Despotovski, si dhe edhe Antje Vandelt, drejtoresha e AHK Maqedoni e Veriut, pjesë e rrjetit të odave ekonomike gjermane. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR